Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si ‘Subvencionet 1’, në rastin ku Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj akuzohen nga Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mashtrim me subvencione”.
Fillimisht Porkurori special i shtetit, Rafet Halmi, i ka propozuar gjykatës veçimin e procedurës për të akuzuarin Lulzim Hajdari, i cili ka njoftuar paraprakisht që nuk ka mundësi të jetë prezent në seanca deri në muajin Shkurt dhe të vazhdoj shqyrtimi gjyqësor për të akuzuarit e tjerë prezentë.
Në lidhej me këtë mbrojtësi i të akuzuarit Lulzim Hjadari, ka kërkuar që të mos veçohet procedura ndaj të njëjtit, por të vazhdohet me gjykimin në mungesë për të akuzuarin.
Andaj, trupi Gjykues i përberë nga: kryetari Kujtim Krasniqi dhe anëtaret Lutfi Shala dhe Valon Kurtaj në lidhje me këto propozime, ka marë aktvendim që shqyrtimi gjyqësor të mbahet në mungesë të akuzuarit Lulzim Hajdaraj, për shkak se i akuzuari ka qenë i njoftuar për mundesit e gjykimit në mungesë dhe i njëjti ka dhënë mbrojtjen e tij dhe ka qenë prezent gjatë gjithë fazave me mbrojtësit e tij, ku pas plotësimt të kushteve ligjore dhe pasi ky shqyrtim është në fazën përfundimtare, gjykata do vazhdoj me seancën e shqyrtim gjyqësor me të akuzuarit e tjerë.
Seanca e sotme ka vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarve F.N. dhe A.A., të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Mbrojtja është dhënë nga A.A., i cili ka deklaruar se nuk e pranon deklaratën e tij të dhënë në polici dhe prokurori pasi gjatë kohës së intervistës ka qenë në Gjermani për trajtimin shëndetësor të vajzës. Pas kthimit, ai ka shkuar vetë në polici për t’u intervistuar, por pa praninë e avokatit dhe pa proces. Gjatë kësaj periudhe, hetuesi ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar me paraburgim nëse nuk e pranon fajësinë, gjë që e ka ndikuar emocionalisht për shkak të gjendjes shëndetësore të vajzës.
Ai ka sqaruar se nuk qëndron pas deklaratës së tij në polici dhe prokurori të cilën nuk e ka nënshkruar as avokatja në atë kohë. Sa i përket deklaratës në prokurori, ai nuk ka pasur vërejtje, por ka theksuar se pyetjet janë bërë nën presion dhe nw prezenc tw hetuesit policor. Po ashtu, ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Sali Statovcin për subvencionet bujqësore, dhe se ky i fundit e ka kontaktuar për certifikimin e produkteve të kompanisë Eko Frut.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur ndikim në aplikimet për subvencione dhe se çdo biznes i huaj është i obliguar të ketë një person rezident në Kosovë për t’u regjistruar. Biznesi Biotech, i themeluar nga një aksionar grek, ka operuar në disa shtete, përfshirë Kosovën, dhe ka ofruar certifikime organike për standardet ushqimore. Ai ka qenë i angazhuar në administrimin dhe auditimin e dokumenteve, por certifikatat për fermerët janë lëshuar nga zyra e Greqisë dhe jo nga ai.
Sa i përket provave të paraqitura nga prokuroria, i akuzuari ka theksuar se asnjë provë nuk vërteton përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme, përveç disa gabimeve teknike që janë pranuar dhe korrigjuar. Ai ka vënë në dukje se nuk ka pasur ndikim në ndryshimin e kulturave bujqësore dhe se aplikimet për subvencione janë bërë në zyra lokale të institucioneve përkatëse.
Gjithashtu, ai ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë përgjegjësi për subvencionet dhe se verifikimi i aplikimeve dhe dënia e subvencioneve ka qenë përgjegjësi e AZHK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë. Certifikatat organike nuk janë kriter i domosdoshëm për marrjen e subvencioneve, dhe se ai nuk ka pasur asnjë mundësi të ndikojë në këtë proces.
Përfundimisht, ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi apo mundësi për të ndikuar në dhënien e subvencioneve.
Gjatë pyetjeve të prokurorit special Rafet Halimi, i akuzuari ka deklaruar ndër të tjera: se të gjitha certifikatat për bimët mjekësore dhe aromatike janë lëshuar nga zyra në Greqi dhe asnjëra prej tyre nuk është nënshkruar prej tij, por kanë ardhur përmes emailave zyrtarë. Në periudhën përkatëse kanë pasur rreth 30 klientë dhe, pas një periudhe të gjatë prej gati 3 vitesh, nuk i kujtohen individualisht personat, përfshirë edhe personin F.Z.
Në kundershtimin e mbrojtësit të të pandehurit, Prokurori ka theksuar se procesverbali i marrjes në pyetje të të akuzuarit nuk është nënshkruar nga avokatja e tij, edhe pse ajo ka qenë prezente gjatë seancës. Sipas prokurorit, avokatja nuk ka paraqitur ndonjë vërejtje, por nuk është kthyer për nënshkrimin e procesverbalit pas përmirësimeve teknike, duke keqpërdorur kështu mirëbesimin e prokurorisë. Prokurori ka argumentuar se, duke qenë se procedura është zhvilluar sipas Kodit të vjetër të Procedurës Penale, prania e mbrojtjes nuk ishte detyruese për veprat penale me dënime deri në 8 vite.
Ndërsa i akuzuari ka pranuar të përgjigjet në pyetje në lidhje me deklaratat e dhëna më parë në prokurori. Ai ka konfirmuar se një deklaratë tjetër e paraqitur ne seacnw nga prokurori, e nënshkruar nga ai dhe e dhënë në prani të avokatit, është autentike. Megjithatë, mbrojtja ka kërkuar që deklarata e parë, e cila konsiderohet e përpiluar në mënyrë joligjore, të përjashtohet si provë.
Gjykata, me aktvendim, ka refuzuar propozimin e njwrit nga mbrojtwsit avokatit Naim Rudari për përjashtimin e deklaratës si provë, duke argumentuar se kjo çështje është trajtuar në fazën e kundërshtimit të provave dhe se mosnënshkrimi i procesverbalit nga avokatja nuk përbën arsye për pavlefshmëri. Gjithashtu, nuk ka asnjë shkresë nga avokatja që të ngrejë kundërshtime për këtë çështje.
Gjatë seancës, mbrojtësit e të akuzuarve kanë kundërshtuar përdorimin e deklarimeve të tyre në prokurori si prova të drejtpërdrejta. Pas konsultimit me avokatët, të akuzuarit A.A,F.N,H.M,A.A kanë vendosur të mbrohen në heshtje. Prokurori i shtetit ka propozuar që deklaratat e dhëna më parë nga të akuzuarit në polici dhe prokurori të përdoren si prova, duke argumentuar se ato janë relevante për çështjen.
Mbrojtësit e të akuzuarve kanë kundërshtuar propozimin e prokurorit, duke theksuar se këto kundërshtime janë ngritur më parë dhe kërkuar nga trupi gjykues të refuzojë këtë propozim. Të akuzuarit kanë mbështetur mbrojtësit e tyre.
Seanca e rralles është caktuar për daten 18.11.2024 në ora 09:30
Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.
Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilët kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Ilir Kocani