|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon gjykimi në rastin e dy të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin e Krimeve të Rënda, me datë 18 nëntor ishte paraparë të mbahej seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Egzon Zariqi dhe Rexhep Morina akuzohen për Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe Punime të kundërligjshme ndërtimore lidhur me ndërtimin e një kulle në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës.Ndërkaq seanca e tillë nuk u mbajt pasi që mungoi i pandehuri Rexhep Morina i cili nuk ka dhënë asnjë lloj arsyetimi për mungesën e tij në gjykim.

Lidhur me të pandehurin Morina deklaroi edhe avokati i tij Bekim Kafegjolli i cili theksoi se nuk ka informacion se ku ndodhet i mbrojturi i tij dhe nuk ka arritur të bie në kontakt me të. Për të njejtin gjykata bëri të ditur se do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim.

Trupi gjykues në këtë rast përbëhet prej kryetarit Avni Syla dhe anëtarët Sulltane Hoti dhe Alban Ajvazi ndërsa Prokurori i rastit është Zef Prenrecaj.

Prandaj me qenëse nuk pati kushte për mbajtjen e seancës e njëjta u shty për datën 25 janar.

Aktakuza ngarkon të pandehurin Egzon Zariqi me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa i pandehuri Rexhep Morina për veprën “Punimet e kundërligjshme ndërtimore.” Sipas kësaj aktakuze i pandehuri Zariqi ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare si drejtor i prokurimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore e duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Aktakuza thotë se i njëjti, me datë 8 korrik të vitit 2022, ka shkëputur kontratën e lidhur me operatorin ekonimik “PR AREA SH.P.K” për ndërtimin e kullës “Basri Canoll – Shpendi” në fshatin Marec, e kjo edhe pse ka qenë i informuar se ministria në fjalë ka kryer pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Mirëpo, sipas aktit akuzues, punimet kanë qenë të standardeve të ulëta jo profesionale e për këtë arsyje operatori në fjalë në mënyrë të njëanshme ka ndërpre punimet, ku më pas i pandehuri Zariqi në mënyrë të kundërligjshme është thirrur në kontratë për ta shkëputur të njejtën.

Ndërkaq, sa i përket të akuzuarit Rexhep Morina, aktakuza thotë se në periudhën kohore nga muaji korrik e deri në tetor të vitit 2020, si menagjer i këtij operatorit ekonomik, ka vepruar në kundërshtim me standarded profesionale dhe kushtet e parapara në kontratë sa i përket punimeve në kullën “Basri Canolli – Shpendi”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Aulona Alaj

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter