|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ministrja Donika Gërvalla lirohet nga akuzat për mos deklarim të pasurisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me datë 19 nëntor pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor në po të njëjtën ditë, është shpallur aktgjykim lirues ndaj ministres së punëve të jashtme Donik Gërvalla – Schwartz lidhur me akuzat për Mos deklarim të pasurisë.

Ky vendim u morr nga gjyqtari i vetëm gjykues në këtë çështje gjyqësore Dibran Isufi.

Arsyeja e lirimit, sipas gjyqtarit, është se vepra penale për të cilën e pandehura akuzohet nuk përbën vepër penale. Gjyqtari shtoi se në këtë çështje nuk është kontestuese se deklarimi i pasurisë është bërë në mënyrë jo të saktë por që në veprimet e të pandehurës përkojnë me kundërvajtje e jo me vepër penale siç pretendon Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës me datë 31 janar të vitit 2023 me ç’ rast të njëjtën e ka ngarkuar me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Aulona Alaj

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter