|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin e ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Ka vazhduar gjykimi në rastin ndaj të pandehurve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të akuzuar nga Prokuroria Speciale për veprën penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Shqyrtimi ka vazhduar me dëgjimin e ekspertit i cili u përgjigj në pytjet e të pandehurit Driton Mehaj, lidhur me pranimet teknike ndër të tjera theksoi se nuk ndryshon mendimin e tij pasi nuk mund të lëshohet në pranimin teknik pasi këto janë cështje teknike të cilat pranohen nga komisionet përkatëse.

Tutje, eksperti theksoi se lidhur me cështjet teknike nuk mund të jap ndonjë mendim.

Kurse, lidhur me një problem i cili ka të bëjë me paisjen e radarit dhe në të cilën eksperti kishte deklaruar se ka ndodhur një ndërhyrje e paautorizuar, sa i përket kësaj cështje eksperti theksoi se në këtë rast fjala ka qenë për një radar i cili ishte huazuar nga Shqipëria dhe nuk kishte dhënë mendim për radarët ekzistues.

Ndërsa, sa i përket deklarimeve të ekspertit për raportin përfundimtar në ballafaqim nga i pandehuri në të cilën theksohet se aty ka përfunduar ose është bërë dorzimi i raportit përfundimtar dhe i njejti i ishte dorëzuar Shefit ekzekutiv të ANP, lidhur me këtë cështje eksperti theksoi se nuk i kujtohet nëse e ka lexuar këtë raport.

Tutje, sa i përket punës së dyfishtë e cila ishte përmendur nga eksperti, sa i përket kësaj cështje eksperti theksoi se nuk mund të jap vlerësim, por përsëri i njejti theksoi se pjesë të cilat kishin qenë të kontraktuara janë kontraktuar përsëri pasi nuk ishin përfunduar punimet.

Ndërsa, lidhur me inicimin e projektit dhe cështjen e kërkesës operacionale si dhe vlerësimit të sigurisë, dhe në deklarimet e mëhershme të ekspertit në të cilat kishte theksuar se ky projekt është inicuar me qëllim të rialokimit të sistemeve radarike, sa i përket kësaj cështje eksperti theksoi se dokumenti të cilin e përmend i pandehuri është standard dhe sipas mendimit të tij ideja kishte qenë për t’u avansuar sistemi përkatësishtë kalimi në Sistemin Mode S.

Në fund, eksperti theksoi se nuk e konsideron të nevojshme që të ndryshohet ekspertiza dhe nuk ka parë diqka që është kontestuese, i njejti shtoi se sipas tij i ka dhënë të gjitha përgjigjet për pytjet e parashtruara nga ana e Prokurorisë dhe Mbrojtjes.

Sa i pwrket propozimeve për administrim të provave të reja, av. Agron Selimaj, theksoi, që pas dëgjimit të ekspertit është konstatuar se i njejti nuk ka kërkuar dokumentacion shtesë nga AshnA, KDNM, Dogana, ATK, apo sistemi bankar dhe ai është referuar vetëm tek profatura e kompanisë Sellex e cila nuk kishte aplikuar për tenderim, e cila poashtu asnjëherë nuk është pranuar nga të pandehurit por kishte qenë e destinuar për z. Agon Krasniqi i cili në këtë proces e ka cilësinë e palës së dëmtuar.

Tutje, av. Agron Selimaj shtoi se nga dëgjimi i ekspertit është konstatuar se i njejti nuk e ka pasur në dijeni cështjen e kohës së zgjatjes së afatit të punimeve si dhe cështjen e pranimeve teknike, tutje në ekspertizë ka konstatuar se janë bërë ndërhyrje teknike, shtoi se i njejti asnjëherë nuk e ka lexuar raportin përfundimtar të projektit, dhe nuk kishte bërë dallimin në mes të faturave të lëshuara dhe atyre të paguara si dhe në më shumë se 50 pytje ka deklaruar se nuk ka përgjigje.

Lidhur me të gjitha këto av. Agron Selimaj theksoi se mbrojtja ka angazhuar ekspertin privat, i njejti kërkoi nga Gjykata ndërprerjen e shqyrtimit gjyqësor dhe ofrimit të kohës shtesë me qëllim që të vihet deri tek ekspertiza financiare.

Sa i përket këtij propozimi, Prokurori Special Milot Krasniqi theksoi se e kundërshton këtë propozim pasi që, raporti i ekspertit të angazhuar gjatë hetimit përmban të gjitha pjesët e domosdoshme dhe ka përshkrim të tërsishëm të procesit të ndjekur dhe shpjegohen procedura si dhe konstatime të qarta dhe nëse Gjykata e sheh të nevojshme të bëjë vet angazhimin e një eksperti tjetër.

Trupi gjykues lidhur me propozimin e mbrojtjes morri aktvendim duke refuzuar propozimin e mbrojtjes për angazhimin e një eksperti të pavaruar dhe se Gjykata sipas detyrës zyrtare do të urdhëroj një ekspertim nga grupi i ekspertëve nga lëmia financiare, prokurimit publik si dhe lëmia e fushës përkatëse që ka të bëjë me pjesën profesionale të aspektit teknik për shkak të specifikave që ka fusha e aviacionit.

Kryetari i trupit gjykues theksoi se shqyrtimi i sotëm duhet të ndëpritet dhe nuk do caktohet seanca e radhës deri sa të përfundohet ekspertiza nga grupi i cili do të caktohet.

Trupi gjykues që po trajton këtë rast kryesohet nga gjyqtari Kujtim Krasniqi dhe përbëhet prej anëtarëve gjyqtari Lutfi Shala dhe gjyqtari Vesel Ismaili. Ndërsa, Prokuroria Speciale përfaqësohet nga Prokurori Milot Krasniqi.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Bahri Nuredini, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Driton Mehaj, Menaxher i Kontratës për ‘Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese’, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN International” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Tutje, të akuzuarit përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International”, me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,808.296.00 Euro, ashtu që të pandehurit e kanë futur rilokimin e sistemeve ekzistuese në tenderin e ri edhe pse ky ka qenë obligim kontraktual i kompanisë “LIMAK”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit, nuk i kanë ndërmarrë masat mbrojtëse ndaj OE të paraparë me ligj dhe kontratë.

Sipas aktakuzës, në mënyrë të kundërligjshme është bërë zgjatja e afatit të kontratës nga 523 ditë, në 1 mijë e 700 ditë dhe thuhet se edhe pas zgjatjes së këtij afati, kontrata nuk është përfunduar, por e njëjta është shkëputur në mënyrë të njëanshme nga ky operator më 19 shtator 2016, marrë për bazë se deri në këtë datë i ishin paguar 97% e mjeteve financiare nga vlera e përgjithshme prej 7 milionë e 808 mijë e 296 euro.

Nuredini dhe Mehaj, akuzohen se me veprimet e tyre, i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik, në lartësi të paktën 1,937,230 Euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter