|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mungon anëtari i trupit gjykues, shtyhet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për Korrupsion   

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, në mungesë të anëtarit të trupit gjykues Sulltan Dobraj ka dështuar të mbahet seanca ku të akuzuar janë Arben Bakalli, Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis dhe Agron Gojani, Urbanist i Sektorit për Planifikim dhe Rregullim Urban si dhe Zenel Shabani zyrtar ligjor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryetari i trupit gjykues, Ilir Rashkaj njoftoi se gjyqtari Sulltan Dobraj mungon në seancën e sotme për arsye familjare, e në këto rrethana seanca e sotme është shtyer.

Sipas aktakuzës, më 10 qershor 2020, në objektin e Komunës së Gjakovës, të pandehurit, duke vepruar si bashkëkryerës e duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për personin T.D.

Në aktin akuzues thuhet se i pandehuri Arben Bakalli, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis në Komunën e Gjakovës, në kundërshtim me ligjin ka lëshuar vendim për leje ndërtimi të ndërtesës shumëbanesore, ndërsa i pandehuri Agron Gojani në cilësinë e urbanistit në Sektorin për Planifikim dhe Rregullim Urban, njëherit bartës i lëndës, pranon që të lëshohet leja e lartcekur. Ndërsa i pandehuri Zenel Shabani, si zyrtar i lartë për çështje juridike pranë kësaj drejtorie, harton vendimin për pajisje me leje ndërtimi sipas kërkesës së personit T.D, dhe atë në kundërshtim me nenin 21, par.1 dhe 2 të Ligjit për Ndërtim, dhe në kundërshtim me Planin Rregullues Urban “Jugu 2”, ashtu që me këtë veprim investitorit i’a lejojnë ndërtimin e objektit duke i’a mundësuar përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së sipërfaqes së objektit prej rreth 563 m2.

Me këtë rast, ata akuzohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter