|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve për Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin e Krimeve të Rënda, është shpallur aktgjykimin në çështjen penale ku Shefqet dhe Anil Damka akuzohen për  ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’. Ky rast u trajtua para trupit gjykues me kryetar Gazmend  Bahtiri dhe anëtarët Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Ky trup gjykues të pandehurin Shefqet Damka e shpalli fajtor për veprën që i bie në barrë dhe të njëjtit i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh si dhe gjobë në shumën prej 10 mijë eurosh.

Ndërkaq sa i përket të pandehurit të dytë, Anil Damka, gjykata e liroi nga akuzat me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sipas aktakuzës, së Prokurorisë, të datës 21.11.2022, të akuzuarit Shefqet Damka dhe Alil Damka kishin shkelur rregullat në procedurën e prokurimit publik duke paraqitur dhe falsifikuar dokumente të cilat i kishin përdorur në procedurën e tenderimit. Gjithnjë sipas Prokurorisë, të akuzuarit me veprimet e tyre, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim.

Monitoruar nga Aulona Alaj

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter