Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sot u mbajtur shqyrtimi fillestar ku i pandehur është Shefqet Gashaj person zyrtar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Ersan Qavolli, i pandehuri Gashaj pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
Këtë pranim fajësie nuk e ka kontestuar prokurori i çështjes duke shtuar se, ka prova të cilat janë elaboruar në detaje në akuzë dhe i propozoi gjykatës që këtë pranim fajëise ta aprovoi.
Gjithashtu edhe mbrojtësi i të pandehurit Shefqet Gashaj, av. Gëzim Kollçaku tha se, pas konsultimit të mjaftueshëm me të mbrojturin e tij dhe pasi që i njëjti i ka kuptuar të gjitha kufizimet dhe privilegjet që dalin nga pranimi i fajësisë në mënyrë të vullnetshme sot ka pranuar fajësinë dhe i ka propozuar gjykatës që të aprovohet dhe të merret si i vullnetshëm.
Gjyqtari i çështjes Leon Përlaska mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimi i fajësisë nga i pandehuri.
Andaj, tutje u vazhdua me fjalën përfundimtare të palëve.
Në fjalën e tij përfundimtare prokurori Ersan Qavolli ndër të tjera tha se, meqenëse i pandehuri e pranoi fajësinë, gjykatës i ka propozuar që me rastin e caktimit të dënimit të si rrethana rënduese të merret për bazë mënyra e kryerjes së veprës penale përkatësisht vazhdimësia e saj, shkallën e lart të pjesëmarrjes së të pandehurit në kryerjen e veprës penale, shkallën e lart të dashjes si dhe keqpërdorimin e pozitës që është inkriminuar si vepër penale, ndërsa si rrethanë lehtësuese të merret pranimi i fajësisë të cilin e bëri sot.
Tutje, mbrojtësi i të pandehurit Shefqet Gashaj, av. Gëzim Kollçaku në fjalën e tij përfundimtare ndër të tjera tha se, i mbrojturi i tij që në procedurën parapenale si dhe në prokurori çdo herë i ka pranuar të gjitha veprimet e ndërmarrura siç janë të përshkruara edhe në dispozitiv të akuzës e që ky pranim i fajësisë edhe në shqyrtimin e sotëm konsiderohet si rrethanë lehtësuese. Si rrethanë tjetër lehtësese propozoi që të merret edhe rrethana se i pandehuri për veprimet e veta ka shprehur keqardhje dhe pendim të thellë dhe që nga fillimi ka kërkuar falje edhe nga të dëmtuarit këtu çdo herë edhe sot është i gatshëm që të kompenzoj shumat e cekura në dispozitiv për të dëmtuar. Si rrethanë tjetër lehtësuese ka propozuar që të merret edhe sjellja e mirë dhe bashkëpinimi gjatë gjithë procedurës.
Si dhe i pandehuri Shefqet Gashaj në fjalën e tij përfundimtare tha se, gjendjen e tij shëndetësore nuk e ka të mirë, nuk ka qenë në gjendje të mirë psiqike se ka edhe vërtetimin e mjekut që është trajtuar edhe me terapi. Në fund tha se, i vjen keq për rastin dhe ka kërkuar falje dhe se e ka humb humb vendin e punës, si dhe të hollat që ja ka marr të dënuarve është i gatshëm me i kthy.
Andaj, shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 11.12.2024 në orën 13:00.
Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, e datës 22.11.2024, i pandehuri Shefqet Gashaj nga muaji nëntor 2022 e në vazhdimësi gjer në fund të muajit janar 2023, në cilësinë e zyrtarit, me qëllim që të perfitoj çfarëdo dobie për vete dhe për përsonat tjerë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij, në atë mënyrë që: duke qenë mbikëqyrës i pavijonit 3 në Qendrën korrektuese të Dubravës, në muajin Nëntor 2022, nga i burgosuri F.M, kërkon shumën prej 300€, me arsyetimin se e ka bashkëshorten e sëmur, ashtu që i burgosuri i’a dërgon të hollat përmes familjarëve të tij me RIA, për çka i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit F.M i mundëson të bejë thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. Tutje sipas akuzës, në muajin Dhjetor 2022, nga i burgosuri G.S kërkon shumen prej 500€, me arsyetimin se ka nevojê për operacion të gishtit, ashtu që pasi i pandehuri i pranon këto te holla nga deshmitari E.S, ne restorant Trofta në Istog, i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit G.S i mundëson të bëje thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. Gjithnjë sipas aktit akuzues,me datën 16.12.2022, nga i burgosuri N.K kërkon shumën prej 300€, me arsyetimin se e ka gruan të sëmur, ashtu qe pasi i pandehuri i pranon këto të holla nga deshmitari L.K tek pompa e derivateve Ibos në Istog, i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytizon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit N.K i mundëson te beje thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. Tutje, në muajin Janar 2023, nga i burgosuri N.B kërkon shumën prej 300€, me arsyetimin se e ka bashkëshorten e sëmure, per çka pasi i pandehuri i pranon keto të holla permes Wester Union nga deshmitari E.Z me datën 10.01.2023, i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit N.B i mundëson të bëjë thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. I pandehuri Shefqet Gashaj, duke qenë mbikëqyrës i pavijonit nr. 3 në Qendrën korrektuese të Dubravës, me datën 14.01.2023, nga i burgosuri G.S kërkon një veturë në shfrytezim, ashtu qe pasi i pandehuri e pranon nga vëllai i të burgosurit veturën Golf 7 , të cilën e shfrytëzon nga data 14.01.2023 – 26.01.2023 dhe në këte mënyre perfiton 480€ ndërsa i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit G.S i mundëson të bëje thirrje telefonike nga kabina e pavijonit 3 në çdo kohë, në këtë mënyrë i pandehuri Shefqet Gashaj, ne cilësinë e personit zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij perfiton shumën e përgjithshme prej 1.880€, ndërsa të lartcekurve u mundëson të perdorin telefonit pa orar ne çdo kohë,
Me çka ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi