Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sot është shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Shefqet Gashaj person zyrtar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri gjykatësi Leon Përlaska, me të cilin shpalli fajtor të pandehurin Gashaj.
Sipas këtij aktgjykimi, i pandehuri Shefqet Gashaj u dënua me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 vitesh, dënim plotësues ‘’Ndalimi i ushtrimit të funksioneve’’ në kohëzgjatje prej 3 vite që llogaritet pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Tutje i njëjti është detyruar që në emër të shpërblimit të dëmit të dëmtarve t’iu paguaj shumat në total prej 1880€, si dhe për shpenzimet e paushallit gjyqësor.
Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, e datës 22.11.2024, i pandehuri Shefqet Gashaj nga muaji nëntor 2022 e në vazhdimësi gjer në fund të muajit janar 2023, në cilësinë e zyrtarit, me qëllim që të perfitoj çfarëdo dobie për vete dhe për përsonat tjerë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij, në atë mënyrë që: duke qenë mbikëqyrës i pavijonit 3 në Qendrën korrektuese të Dubravës, në muajin Nëntor 2022, nga i burgosuri F.M, kërkon shumën prej 300€, me arsyetimin se e ka bashkëshorten e sëmur, ashtu që i burgosuri i’a dërgon të hollat përmes familjarëve të tij me RIA, për çka i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit F.M i mundëson të bejë thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. Tutje sipas akuzës, në muajin Dhjetor 2022, nga i burgosuri G.S kërkon shumen prej 500€, me arsyetimin se ka nevojê për operacion të gishtit, ashtu që pasi i pandehuri i pranon këto te holla nga deshmitari E.S, ne restorant Trofta në Istog, i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit G.S i mundëson të bëje thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. Gjithnjë sipas aktit akuzues,me datën 16.12.2022, nga i burgosuri N.K kërkon shumën prej 300€, me arsyetimin se e ka gruan të sëmur, ashtu qe pasi i pandehuri i pranon këto të holla nga deshmitari L.K tek pompa e derivateve Ibos në Istog, i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytizon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit N.K i mundëson te beje thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. Tutje, në muajin Janar 2023, nga i burgosuri N.B kërkon shumën prej 300€, me arsyetimin se e ka bashkëshorten e sëmure, per çka pasi i pandehuri i pranon keto të holla permes Wester Union nga deshmitari E.Z me datën 10.01.2023, i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit N.B i mundëson të bëjë thirrje telefonike nga kabinat e pavijonit 3. I pandehuri Shefqet Gashaj, duke qenë mbikëqyrës i pavijonit nr. 3 në Qendrën korrektuese të Dubravës, me datën 14.01.2023, nga i burgosuri G.S kërkon një veturë në shfrytezim, ashtu qe pasi i pandehuri e pranon nga vëllai i të burgosurit veturën Golf 7 , të cilën e shfrytëzon nga data 14.01.2023 – 26.01.2023 dhe në këte mënyre perfiton 480€ ndërsa i pandehuri Shefqet i tejkalon kompetencat e tij dhe shfrytëzon autoritetin zyrtar dhe të burgosurit G.S i mundëson të bëje thirrje telefonike nga kabina e pavijonit 3 në çdo kohë, në këtë mënyrë i pandehuri Shefqet Gashaj, ne cilësinë e personit zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij perfiton shumën e përgjithshme prej 1.880€, ndërsa të lartcekurve u mundëson të perdorin telefonit pa orar ne çdo kohë,
Me çka ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi