|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Argjent Hoxha, zyrtar në zyrën postare në regjionin e Gjakovës, i cili po akuzohet për veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar.

Në këtë shqyrtim gjyqësor se pari është dëgjuar dëshmitari Sh.F, shef i inspektoratit në Postën e Kosovës, i cili tha se shumica e konsumatorëve kanë deklaruar se nuk i kanë pranuar dërgesat, në mesin e konsumatoreve ka pasur edhe klient si gjykatat dhe përmbarues privat. Ai tha se, së pari çështjen e të pandehurit Hoxha për shkelje të tij ka njoftuar regjioni në drejtorinë operative në Prishtinë.  Tutje tha se janë konstatuar shumë parregullësi që kanë të bëjnë me shpërndarjen e dërgesave postare tek klient të ndryshëm.

Më pas është dëgjuar dëshmitarja B.K, u.d kryeshefe e Postës në Gjakovë e cila tha se ankesat lidhur me të pandehurin kanë qenë të shpeshta gati çdo ditë, ankesat kryesisht kanë qenë në lidhje me vonesat ose me mos dërgimin e dergesave të cilat dërgesa kanë shkaktuar dëme financiare ose dëme të tjera jo materiale tek klientët.

Tutje i pandehuri ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, kështu që është vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare.

Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, tha se pas mbajtjes së seancave të kësaj çështjeje dhe administrimit të provave, ka ardhur në përfundim se është vërtetuar që i akuzuari Argjent ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë, se i njëjti ka falsifiluar librin e dorëzimit të dërgesave postare duke nënshkruar tek rubrika e pranimit tek klientët e postës në emër të tyre, këtë fakt na kanë vërtetuar të gjithë të dëmtuarit e dëgjuar në cilësi të dëshmitarëve, të cilët kanë deklaruar se nuk e kanë pranuar dërgesën dhe se nuk kanë nënshkruar as ata dhe as familjarët e tyre. Ajo tha se i pandehuri ka nënshkruar dhe dërgesat nuk i ka dorëzuar na vërteton edhe raporti i inspektimit. Në fund prokurorja Beqiraj-Hyseni i propozoi gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit dhe ta obligoj në kompensimin e shpenzimeve të procedurës penale, ku si rrethanë rënduese gjykata të merr faktin se i se i njëjti asnjë moment nuk ka shprehur keqardhje për veprimet e tij, duke marrë parasysh faktin se i njëjti e ka ditur se si duhet të dërgohen dërgesat pasi që ka kohë të gjatë që ka punuar në Postë.

Më pasj fjalën e tij përfundimtare e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Argjent Hoxha, av. Ylli Bokshi, i cili tha se është obligim i prokurorisë të ndërtoj aktakuzën përtej dyshimit të bazuar mirë dhe t’i argumentoj pretendimet në aktakuzë. Ai konsideron se në këtë çështje së pari nuk është përcaktuar saktë përshkrimi ligjor i kësaj vepre pemale pasi që konsideron se i mbrojturi i tij nuk mund të konsiderohet person zyrtar. Ai tha se i mbrojturi i tij nuk është i zgjedhur apo i emëruar por është punjonës me kontratë të punës, në fund tha se në këtë çështje është dashur që prokuroria për pretendimet për nënshkrimet e falsifikuara, ti argumentoj me ekspertizë grafologjike.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor gjykata bëri edhe shpalljen e aktgjykimit.

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ku ka shqiptuar dënim me gjobë prej 2 mijë e 500 euro, ndaj të akuzuarit Argjent Hoxha, për veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.

Fillimisht, Gjykata të akuzuarit Hoxha i shqiptoi dënim me 6 muaj burgim, por me propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Hoxha, av. Ylli Bokshi dënimi i është zëvendësuar-kthyer në dënim me gjobë në vlerë prej 2 mijë e 500 euro.

Të akuzuarit iu shqiptua  dhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik në afat prej 4 viteve nga dita kur ky aktgjykim bëhet i plotfuqishëm si dhe është obliguar për shpenzimet e procedurës dhe të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i pandehuri Argjent Hoxha nga muaji nëntor i vitit 2022 e deri në muajin mars i vitit 2023, i pandehuri në cilësinë e sportelistit në zyrën postare në regjionin e Gjakovës, ka falsifikuar nënshkrimin e klientëve, në atë mënyrë që ka nënshkruar në librin e dorëzimit të dërgesave të regjistruara të muajit shkurt dhe mars 2023 në emër të klientve se kinse të njëjtit i kanë pranuar dërgesat postare, e që dërgesat postare të Postës së Kosovës nuk i ka shpërndarë fare në destinacionin e caktuar tek konsumatori.

Në aktin akuzues thuhet se që të dëmtuarit Përmbaruesi Privat Gëzim Gjoshi si dhe avokatët Prek Kola dhe Qaush Jakupaj, si pasojë e mospranimit të dërgesave postare janë dëmtuar në aspektin e procedurave ligjore në afat kohor, ndërsa afaristët Dukagjin Nikaj-Pronar i mishtores ‘’Doni’’, Egzon Syla-Pronar i ‘’Egzon Syla BI’’, janë dëmtuar në shpenzimet e procedurave përmbarimore.

Gjithnjë sipas aktakuzës thuhet se dëm kanë pësuar edhe qytetarët N.B, L.B, Q.K, L.H, N.Q, S.T, A.H dhe F.H, S.C, L.L, S.K, të cilët nuk kanë pranuar dërgesa postare nga i pandehuri, si dhe dëm i ka shkaktuar edhe Kuvendit Komunal në Gjakovë, Gjykatës Themelore në Gjakovë, Spitalit Privat MIM në Gjakovë, Nëdrmarrjes Publike Posta e Kosovës SH.A në Prishtinë.

Me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter