|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dhuna në familje – Prokurori i Shtetit ngrit aktakuza kundër pesë personave

 Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 16 aktakuza, kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale

Drejtësia Sot” raporton se pesë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj pesë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale janë ngritur katër aktakuza ndaj katër personave nga Prokuroria Themlore në Prishtinë, ndërsa një aktakuzë kundër një personi është ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 21 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar shtatë  kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj shtatë personave për kryerje të veprave penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj janë ndaluar pesë persona në pesë raste të ndara.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter