Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person, nën dyshimin se i kishte kanosur prindërit e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në këtë raport thuhet se i arrestuari është mashkull kosovar dhe i njëjti dyshohet se i kishe kanosur dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovarë (prindërit e tij).
Ky rast është raportuar në komunën e Prishtinës dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.
Në fund, Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot