|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon gjykimi ndaj 20 policëve të akuzuar për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj 20 policëve, të akuzuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje ryshfeti”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të akuzuar në këtë rast janë:  Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Abdurrahim Haxhiq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Ljubisa Vujinoviq, Oliver Kuzmanoviq, Burim Merovçi, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsa Gogiq.

Në këtë seancë, fjalën përfundimtare e kanë dhënë mbrojtësit e të pandehurve Dejan Spasojeviç, Av. Ljubomir Pantoviç, Dragosh Kompiroviç, Av. Milos Delevic, Jasna Durleviq, Av. Asdren Hoxha, Zenel Bahtiri, Av. Zera Verbovci, Ali Pllana, Av. Vebih Beqiri, Zoran Radunoviq, Av. Zhivojn Jukanoviç, Reshat Kuçi, Av. Isa Salihu, Vukadin Tomasheviç, Av. Mimoza Zabeli-Sinani, Blagica Tomoviç, Av. Ali Rexha, Ljubisa Vujivoviç, Av. Srdjan Mitrovic, Burim Merovci, Av. Fatlume Korça-Sekiraqa, Blagoje Lazoviç, Av. Milo Delevis dhe Nebojsa Gogiç, Av. Musa Damati.

Të njëjtit kanë përkrahur fjalën përfundimtare të kolegëve të tyre të dhënë në seancën e kaluar dhe kanë kërkuar nga gjykata që ndaj tyre të merr aktgjykim lirues, për faktin se prokuroria me asnjë provë nuk ka arritur ta vërtetoj se të njëjtit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.

Kryetari i trupit gjykues Mentor Bajraktari, njoftoj se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 27 tetor 2023.

Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Drejtësia Sot, të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, Biljana Nedelkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit, si dhe Milija Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurrahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “A” të SPMK në Zubin Potok deri sa kishin qenë në detyrë zyrtare për mbikqyrjen e rrugëve kufitare, nga viti 2017 deri në maj të vitit 2019 kishin mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolie dhe mallra ushqimore nga Sërbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Këtë , sipas prokurorisë e kishin bërë në bashkëkryerje me të Dejan Vukashinoviq i cili gjendet në arrati.

Të pandehurit e tjerë, Dragoslav Igrutinoviq, Boban Radojkoviq, Dalibor Djukiq, Miljan Radisavleviq, Miljojko Radisavljeviq dhe Zoran Vukomanoviq, nga prokuroria po akuzohen se kanë pranuar shuma prej 20 deri 150 euro, për çdo automjet, për kalimin e automjeteve me mallra me qëllim të shmangies së kontrollit dhe tarifave doganore.

Për veprime të njëjta po akuzohen edhe Oliver Kuzmanoviq në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Bozhidar Milosavljeviq dhe Ali Pllana, në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “B”, të SRMK, në Zubin Potok dhe të akuzuarit Zoran Radunoviq në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit si dhe të akuzuarit Krsto Subotiq, Reshat Kuqi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomaviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovci dhe Blagoje Lazoviq në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit “C”.

Në këtë aktakuzë ishin të përfshirë edhe Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi për të cilët është veçuar procedura penale.

Për të akuzuarit Krsto Subotiq dhe Bozhidar Milosavleviq ka pushuar procedura pasi që të njëjtit kanë ndërruar jetë ndërsa i akuzuari Nysret Jashari kishte pranuar fajësinë për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se në fazën e fjalës përfundimtare, Prokurori Special Burim Qerkini, është tërhequr nga aktakuza sa i përket veprës penale “Marrja e ryshfetit”, duke i akuzuar të njëjtit vetëm për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter