|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarit për Marrje ryshfeti


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda është mbajtur seanca gjyqësore në gjykimin ndaj oficerit të Shërbimit Korrektues në Burgun e Dubravës, Mentor Avdylaj, i akuzuar për marrje ryshfeti.

I pandehuri Mentor Avdylaj në cilësinë e oficerit të Shërbimit Korrektues në Burgun e Dubravës, akuzohet se kishte marrë 2 mijë euro ryshfet me qëllim të lirimit të parakohshëm të një personi nga burgu, që ishte në vuajtje të dënimit, në atë mënyrë që më 12 mars 2018, në zyrën për lirim me kusht në Qendrën e Shërbimit Korrektues në Dubravë, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kishte pranuar ryshfet përmes të akuzuarit Lajqi, nga i dëmtuari Bajram Hoti.

I pandehuri deklarohet i pafajshëm lidhur me aktakuzën dhe qëndron pranë deklaratës së tij të dhënë para kësaj Gjykate. Në pyetjen nga mbrojtesi i tij Fitim Malokaj se qfarë keni punuar ne vitin 2018, i pandehuri përgjigjet se kam qenë Oficier Korrektues në qendrën Korruektuese – Burgu Dubravë. Detyrë e imja ka qenë grumbullimi i informacioneve të dosjeve për lirim me kusht. Ndërsa, në pyetjen e radhës se si është liruar Astrit Lajqi nga burgu në lirim me kusht dhe a i keni ndihmuar ju, i njejti përgjigjet se unë nuk kam pasur asnjë kompetencë që ti ndihmoj askujt.

Në pyetjen e radhës se a e njihni Shpejtim Hoti-n dhe a e dini se pse i është refuzuar kërkesa të njejtit për lirim me kusht, i pandehuri përgjigjet se e njeh vetëm si emër dhe tregon se Shpejtim Hoti kishte paraqitur kërkesë në kundërshtim me rregullat dhe kjo është arsyeja që i është refuzuar kërkesa.

Prokurori i shtetit Bekim Kodraliu vazhdon me pyetjet për të pandehurin. Në pyetjen se a jeni takuar me Astrit Lajqi-n dhe se a ju ka dhënë shumën e parave prej 1000 euro dhe cila është arsyeja e vërtet e atyre parave, i pandehuri pergjigjet se Astriti ka shprehur vullnetin per të të dhuruar ato para për të ja kthyer në kohë të pacaktuar.

Në pyetjen e Kryetarës së trupit Gjykues Fatime Dërmaku se në rastin që tregon Astrit Lajqi që ju e keni kërcënuar përgjatë kohës sa ai ishte në spital, i pandehuri përgjigjet se nuk ka ndodhur kjo gjë pasi që ai vend është i rrethuar nga kamerat dhe unë nuk kam qenë aty në atë kohë që pretendon Astriti.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë, 07 dhejtor 2023 nga ora 10:30 në të cilën do të paraqitet fjala përfundimtare nga ana e palëve në këtë procedurë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 12 dhjetor 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Mentor Avdylajt për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, nga neni 422, par. 1 të KPRK-së dhe Astrit Lajqit për veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit, i cili tani është në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues.

Sipas aktakuzës, Avdylaj në cilësinë e oficerit të Shërbimit Korrektues në Burgun e Dubravës, po akuzohet se kishte marrë 2 mijë euro ryshfet me qëllim të lirimit të parakohshëm të një personi nga burgu, që ishte në vuajtje të dënimit, në atë mënyrë që më 12 mars 2018, në zyrën për lirim me kusht në Qendrën e Shërbimit Korrektues në Dubravë, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kishte pranuar ryshfet përmes të akuzuarit Lajqi, nga i dëmtuari Bajram Hoti.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Avdylaj thuhet se 2 mijë euro ryshfet i kishte pranuar nga Lajqi, në pikën e karburantit “Shala Petrol”, në hyrje të Pejës, me qëllim të lirimit të Shpejtim Hotit parakohshëm nga burgu, i cili ishte në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Ndërsa, i akuzuari Lajqi thuhet se kishte marrë 2 mijë euro ryshfet nga Bajram Hoti, në prani të dëshmitarit Sherafedin Qerimi dhe ia kishte dërguar Avdylajt.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter