|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Pranon fajësinë i akuzuari për Korrupsion në shqyrtim fillestar

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, të mërkurën,  i akuzuari Abaz Foniqi ka pranuar fajësinë për veprën penale ‘’Konflikt interesi’’.

Pranimin e fajësisë, i akuzuari Foniqi e ka bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi.

I akuzuari ka pranuar fajësinë dhe ka shtuar se është konsultuar mjaftueshëm me mbrojtësin e tij dhe fajin e pranon në baza vullnetare pa u ndikuar nga askush.

Prokurorja Sahide Gashi pajtohet me pranimin e fajësisë, ngase sipas saj, mbështetet në provat materiale në të cilat është ngritur aktakuza se i njëjti ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit av. Osman Lajqi pajtohet me pranimin e fajësisë të të mbrojturit të tij duke shtuar se ky pranim është bërë në konsultim me të praprakisht dhe se njëjti është i vullnetshëm dhe i mbështetur në prova.

Më pas gjyqtari Sami Sharraxhiu pas marrjes së mendimit të palëve, aprovoi pranimin e fajësisë ndaj Abaz Foniqit.

Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet me 30.11.2023.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 27.07.2023 i akuzuari Abaz Foniqi në cilësinë e personit zyrtar – menaxher i prokurimit të komunës së Klinës, duke vepruar në kundështim me ligjin për parandalimin e konfliktit, me dashje merr pjesë personalisht në çështjen zyrtare për të cilën është dashur ta dijë se ndonjë anëtar i familjes së tij, ka të bëjë me interes financiar, në atë mënyrë duke zhvilluar procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënshkruan katër kontrata me operatorin ekonomik ‘’ILIR-KOSOVA’’ SH.P.K nga Prishtina, për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative, me këto veprime ka favorizuar kompaninë në të cilën punon vajza e të pandehurit A.A.F, duke i mundësuar interes financiar operatorit të lartcekur ku është e punësuar vajza e tij,

Me çka në vazhdim ka kryer veprën penale ‘’Konflikt i interesit’’ nga neni 417 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter