|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj deputetit Xhavit Haliti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku deputeti Xhavit Haliti po akuzohet për sulm ndaj deputetit Arben Gashi në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në fillim të seancës gjyqësore, gjyqtari i rastit Driton Berisha konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës së sotme, si shkak i mungesës së të akuzuarit Xhavit Haliti, mungesë të cilën nuk e ka arsyetuar me prova, pavarësisht parashtrimit të shkresës nga i mbrojturi i tij, avokati Kujtim Kërveshi lidhur me kërkesën për shtyerje të seancës së sotme.

Seanca e radhës e shqyrtimit gjyqësor u caktua të mbahet me datë 29 dhjetor 2023, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur me 31 maj 2019, i akuzuari Xhavit Haliti akuzohet se me datë 18 maj 2018, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, me dashje, e ka sulmuar deputetin, tani të dëmtuarin Arben Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks.

Me këtë sipas aktakuzës, Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Sulmi’ nga neni 187 par. 1 te KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter