|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca në afat të pacaktuar tek rasti ‘’Brezovica’’

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar do të mbahej seanca gjyqësore ndaj 12 të akuzuarve në rastin ‘’Brezovica’’ mirëpo e njëjta seancë është shtyer në një kohë të pacaktuar.

 ‘’Drejtësia Sot’’ ka siguruar informacione se përveç seancës së sotme që është shtyer për afat të pacaktuar, gjithashtu është anuluar edhe seanca e palnifikuar për datën 18 dhjetor 2023.

Kujtojmë që sipas aktakuzës janë të akuzuar 12 persona për vepra të ndryshme penale.

I akuzuari Bratislav Nikoliq ngarkohet për 28 vepra penale, ku 9 prej tyre janë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar. Ku i njëjti si organ ekzekutiv me dashje ka keqpërdorur autoritetin zyrtar duke i’u mundësuar investitorëve të ndryshëm marrjen e lejeve ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme.

Më pas i akuzuari Nikoliq ngarkohet edhe për veprën penale marrje ryshfeti me 9 dispozitiva, me dashje ka marrë para në mënyrë të drejtpërdrejt, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që si organ më i lartë ekzekutiv I ka mundësuar investitorëve të ndryshëm që të pajisen me leje ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu për të akuzuarin Nikoliq janë edhe 9 dispozitiv të këtij akti akuzues që e ngarkojnë me veprën penale ushtrim ndikimi, ku me dashje ka pranuar para në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar për dhënien e lejeve ndërtimore, në atë mënyrë që si organ më i lartë ekzekutiv ka ndikuar në drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, për dhënien e lejeve ndërtimore në mënyrë të kundërligjshme për investitor të ndryshëm.

Si dhe, i njëjti është i akuzuar edhe për veprën penale penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sa i përket të akuzuari Dimitrije Recicevic, është i akuzuar për 3 vepra penale të ndryshme me gjithsej 11 dispozitiv. Për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar ka 9 dispozitiv, ku me dashje ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, mirëpo nën ndikimin e kryetarit të komunës, pa plotësuar kushtet ligjore, i ka lëshuar investitorëve të ndryshëm leje ndërtimore.

I akuzuari Recicevic gjithashtu akuzohet edhe për veprën penale marrje e ryshfetit ku ka 1 dispozitiv me këtë vepër. Ku me veprimet e tij ka pranuar dhuratë me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110, ka lëshuar dy leje ndërtimore për pronarin e ndërmarrjes ndërtimore ,,Q.-C.’’,dhe ka marr një veturë ,,Shkoda Karavan’’, në vlerë prej 9.000E(nëntëmijë euro), në autosallonin “A.’’ me seli në Çagllavicë, të cilën e ka paguar pronari i NN ,,Q.-C.’’, i cili merrej me ndërimin e vikend-shtëpive në Parkun Kombëtar ,,Sh.’’, zona e B.

Si dhe, i njëjti është i akuzuar edhe për veprën penale penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

 Sa i përket të akuzuarve Dimitrije Recicevic, Hysen Bajrami dhe Dragomir Milosavleviq në bashkëveprim, si persona zyrtar në pozita të ndryshme, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare në pajtim me nenit 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175,

Ku me veprimet e tyre në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 428 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

I akuzuari Sasha Milosavleviq akuzohet për veprën penale marrja e ryshfetit ku me veprimet e tij në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar para për vete nga personi përgjegjës i NN ,,Q. & C’’ ,që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që NN ,,Q. & C.’’ si ndërmarrje ndërtuese në vikend-zonën e Parkut Kombëtar ,,Sh.’’ , në B., kishte kontraktuar me disa persona fizikë, ndërtimin e disa vikend –shtëpive, por në pamundësi që ti sigurojnë lejet ndërtimore në procedurë ligjore, kanë kërkuar ndihmën e personit përgjegjës të NN ,,Q. C.’’, i cili është takuar me të pandehurin në një kafeteri në Shtërpcë ku janë pajtuar që për sigurimin e një leje ndërtimore duhet të paguaj 10.000 (dhjetë mijë euro) para në dorë.

I njëjti akuzohet edhe për veprën penale ushtrim ndikimi ku në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar para për vete nga personi përgjegjës i NN ,,Q.& C.’’, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar për investitorin e larcekur.

Si dhe, i njëjti është i akuzuar edhe për veprën penale penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pastaj i akuzuari Arben Çitaku, akuzohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka keqpërdor detyrat e tij zyrtare ku si person i autorizuar për marrjen e vendimeve për pëlqime mjedisore dhe ujore për objektet hoteliere ,k. e vikend shtëpive dhe objektet ujore, në Parkun Kombëtar ,,Sh.’’, Zona e B., ka nxjerr vendim për dhënien e pëlqimeve mjedisore për: objektin hotelier ,,S. C.’’,me bashkëpronar G. S. dhe V. S., objektin hotelier “K. H.’’, me pronar S. G.’’; pëlqimin mjedisor për kompleksin prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vikend-shtëpive ,,M.’’, të NN,”S. C.’’, me bashkëpronar G. S. dhe V. S.; pëlqimin mjedisor për 11 (njëmbëdhjetë) vikend-shtëpive ,,Lagja .’’, të NN ”A. S.’’, me pronar R. H., pëlqimin mjedisor për kompleksin e 10 (dhjetë) vikend –shtëpive, si ,,Lagja .’’, me pronar B.I.; pëlqimin ujor për urën mbi lumin Burimi(“M.”), për kompleksin e vikend-shtëpive të NN.”F.’’, me pronar T. M.; pëlqimin ujor për urën mbi lumin Burimi(“M.”), për kompleksin e vikend-shtëpive të NN,,S. C.’’, me bashkëpronar G. S. dhe V. S.; pëlqimin ujor për urën mbi lumin Burimi(“M.”),për kompleksin e vikend –shtëpive, me pronar B. I., të cilat ishin duke u ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës nr.04/L-147,Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit nr.03/L-025, Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis nr.03/L-201, Ligjit për Parkun Kombëtar ,,Sh.’’ nr.04/L-087 dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ,,Sh.’’, të cilat ndërtime kanë bërë degradimin e papërmirësueshëm të mjedisit dhe rrezikimin e pasurive të mbrojtura natyrore në Parkun Kombëtar ,,Sh.’’ zona e B.

Gjithashtu i njëjti akuzohet edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Më pas i akuzuari i radhës është Bedri Halimi, i cili me veprimet e tij ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ku nuk i ka përmbush detyrat zyrtare,në pajtim me nenin 7 të për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në atë mënyrë që nuk ka ndërmarr veprimet ligjore-ekzekutive, për të ndaluar ndërtimet e vikend-shtëpive dhe objekteve hoteliere në Parkun Kombëtar.

I akuzuari Mustafë Hyseni ngarkohet me veprën penaleKeqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit, ku nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me nenin 8 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në ate mënyrë që si udhëheqës i njësisë, nuk i ka ndërmarr veprimet ligjore –ekzekutive, për të ndaluar ndërtimet e vikend-shtëpive dhe objekteve hoteliere në Parkun Kombëtar.

 Tutje, i akuzuari Hysen Ajdini akuzohet për veprën penale dhënia e ryshfetit, ku si person fizik, në mënyrë të terthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare për t’i mundësuar marrjen e lejes ndërtimore në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit nr.03/L-025, Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis nr.03/L-201, Ligjit për Parkun Kombëtar ,,Sh.’’ nr.04/L-087 dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ,,Sh.

Gjithashtu i njëjti ngarkohet edhe me veprën penale ushtrim ndikimi, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që si investitor i objektit hotelier ,,R.’’, në Parkun Kombëtar ,,Sharri.’’, zona e dytë e Parkut Kombëtar,,Sh.’’në B., në pamundësi që ta siguroj lejen ndërtimore në procedurë ligjore, ka bërë marrëveshje me personin përgjegjës të NN,,Q.C.’’ për ndërtimin e objektit dhe sigurimin e lejes ndërtimore në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, mirëpo këtë leje nuk mund ta merr pa pëlqimin e të pandehurit S. M. dhe kryetarit të komunës, tani të pandehurit B. N., kështu që i pandehuri detyrohet ti paguaj 30.000E(tridhjetë mijë euro) për të pandehurin S.M. dhe 30.000E(tridjetë mijë euro) për të pandehurit B. N., përmes personit përgjegjës të NN,,Q. C.’’, për të ushtruar ndikim në Drejtorin e Urbanizmit-D. R., për lëshimin e lejes ndërtimore për objektin hotelier ,,R.’’.

Pastaj, i akuzuari Sasha Spasiq akuzohet se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit në ndihmë, ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit.

Gjithashtu edhe i akuzuari Jadran Kosiq akuzohet se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit në ndihmë, ku ka ndihmuar të akuzuarin Bratislav Nikoliq në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit.

Dhe në fund është i akuzuari Raif Bajrami i cili ngrakohet me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit ku me veprimet e tij ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 21 par.4 të Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110, nuk i ka përmbush detyrat zyrtare sipas procedurës për lëshimin e lejeve ndërtimore.

Si dhe për veprën penale Marrja e ryshfetit ku në mënyrë të drejtpërdrejt ka marr para, me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 21 par.4 të Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110, nuk i ka përmbush detyrat zyrtare sipas procedurës për lëshimin e lejeve ndërtimore, kështu që me rastin e aplikimit për leje ndërtimore nga personi përgjegjës i NN,,Q.-C’’, e cila merrej me ndërtime të vikend-shtëpive në Parkun Kombëtar ,,Sh.’’në B., i pandehuri për ta shpejtuar dorëzimin e dosjes për leje ndërtimore te drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit-D. R., ka marr para në shuma prej 200 deri në 500euro (dyqind deri pesëqind euro), nga personi përgjegjës i NN,,Q.-C.’’.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter