|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohen dy persona nën dyshimin se kanë dhunuar një vajzë 13 vjeçare

Nga raportet policore, fillimisht viktima është raportuar si person i zhdukur sipas këtij njoftimi ” Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.”

Pas këtij raportimi, Policia ka njoftuar se ” Lidhur me rastin, me 11.03.2024 viktima femër kosovare është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.”/Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter