|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohen dy persona nën dyshimin se kanë dhunuar një vajzë 13 vjeçare

Nga raportet policore, fillimisht viktima është raportuar si person i zhdukur sipas këtij njoftimi ” Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.… Continue reading Arrestohen dy persona nën dyshimin se kanë dhunuar një vajzë 13 vjeçare

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të rënda, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarit Sherif Hoti, i cili akuzohet nga Prokuroria për veprën penale, Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar. Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të parë N.Sh. Dëshmitari theksoi se përgjatë vitit 2019 kishte punuar në… Continue reading Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin e zyrtarit policor të akuzuar për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur fjalët përfundimtare të palëve në rastin ndaj të akuzuarit Sabri Shabani për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’. Në fjalën përfundimtare, prokurori Bashkim Zeqaj deklaroi se në këtë proces janë dëgjuar disa dëshmitarë dhe se i pandehuri veprën e ka kryer me dashje, duke dëshiruar pasojën, pasi ka kërkuar të… Continue reading Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin e zyrtarit policor të akuzuar për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’

Është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin për mashtrim me subvencione

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarave Zoja Krasniqi, Albulena Rama-Gashi, Armend Gashi, Valon Bllacaku, Arjeta Koraqi dhe Dafina Qela. Ata po ngarkohen me veprat penale: “Konflikti i interesit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me subvencione”. Fillimisht, gjyqtarja Fatime Dërmaku ka konstatuar prezencën e palëve… Continue reading Është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin për mashtrim me subvencione

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic

Sot, më datë 12 Mars 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me gjyqtar Lutfi Shala, është mbajtur shqyrtimi fillestar lidhur me të akuzuarin Milan Mihajlovic, i akuzuar për përfshirjen në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic. Me hapjen e shqyrtimit, pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i Prokurorisë Speciale – Burim Çerkini, i… Continue reading Deklarohet i pafajshëm i akuzuari në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor i të akuzuarve për Korrupsion në Komunën e Rahovecit  

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është shtyer shqyrtimi i sotëm gjyqësor ndaj të akuzuarve Astrit Mullaabazi, ushtrues i detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit për keqpërdorim të detyrës si dhe Tahir Bala, pronar i bizneseve për mashtrim në prokurim publik. Me kërkesën e të akuzuarit Astrit Mullaabazi… Continue reading Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor i të akuzuarve për Korrupsion në Komunën e Rahovecit  

Dështon të mbahet seanca në rastin e ish-zyrtarit të Komunës së Obiliqit, të akuzuar për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Musli Shala, ish-zyrtar i gjendjes civile në Obiliq, po akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Deri tek dështimi i seancës ka ardhur për shkak të mungesës së të pandehurit Shala, mungesë të cilën e ka arsyetuar djali… Continue reading Dështon të mbahet seanca në rastin e ish-zyrtarit të Komunës së Obiliqit, të akuzuar për Korrupsion