|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Administrohen audioincizimet në rastin e 11 të akuzuarve për Krim të Organizuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor i radhës, ku Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli po akuzohen për disa vepra penale, në lidhje me shpërthimin me granata në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’.

Në fillim të seancës, i akuzuari Adhurim Krasniqi kërkoi nga trupi gjykues që të vërtetohet përmes ekspertit se është zëri i tij në audioincizimet e Prokurorisë Speciale.

Ndërsa gjyqtarja e rastit Suzana Çerkini deklaroi se në lidhje me këtë çështje do të shfrytëzohet përgjigjja e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për njërën nga degët e kësaj gjykate dhe që lidhet me rastin në mënyrë identike.

Gjatë seancës së sotme u administruan edhe nj pjesë e konsiderueshme e audioincizimeve të cilat i implikojnë të pandehurit për kryerjen e veprave penale te cilat ngarkohen sipas akuzës së Prokurorisë Speciale.

Në njërën nga audioincizimet dëgjohen komunikimet e njerit nga të akuzuarit nga burgu i Dubravës, i cili shpjegon kontrollet e njësiteve të sigurisë dhe prokurorisë tek të akuzuarit në Burgun e Dubravës për shkak të komunikimeve të tyre brenda burgut.

Seancat e radhës do të vazhdon dhe nesër, nga ora 09:30.

Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par. 2 lidhur me par. 1 te KPRK-se lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 173 par. 1 nen par 1.8 lidhur me 1.13 të KPRK-së ; “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par 3 lidhur me par. 1 te KPRK-se dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter