|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari Dibran Fetahu i cili po akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë.

Shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me leximin e provave materiale e më pas prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj ka propozuar që përveç provave të cekur në aktakuzë si prova materiale të administrohen raportet informuese të hetuesve, oficerëve dhe policëve, foto-albumi i realizuar nga krimteknika, raporti nga regjistrimi i jashtëzaokonsheëm i arkës.

Ku këto propozime i ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzarit Dibran Fetahu, av. Vehbi Beqiri.

Pas konsultimit trupi gjykues ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e prokurores së shtetit për administrimin e provave të propozuara.

Para gjykatës ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari Dibran Fetahu i cili ndër të tjera ka deklaruar se, punën e tij në post e ka filluar në vitin 2002, në vitin 2007 është sistemuar si agjend i shitjes në terren në regjiionin e Mitrovicës, në vitin 2008 pas vendimit të menaxhmentit të regjionit të Mitrovisë pothuajse është detyruar që të punoj në pikat shitëse në sportele në postën e Mitrovicës dhe gjitha postat regjionale.

Në vitin 2013 ka punuar në arkën ndihmës Mitrovica 1, ka pranuar pazarët nga puntërot e Mitrovicës 1 dhe i ka dorëzuar pazaret në bank. I njëjti tregon se është mbikqyrur nga  B.M si arkatar kryesor regjinonal nga tre kontrollorët e zyrës postare Mitrovica 1, F.J, S.G dhe A.S dhe kontrollorëve oprativ regjional, S.G, F.H, B.P, dhe dy koordinatorëve regjinal, menaxheri i financave dhe dy menaxhera regjional.

Kontrolla kanë pas të paparalajmruara varësisht prej kohës sepse kontrollorët e zyrës postare kanë bërë për vete, kontrollorët regjinal përveti, inspektorat postar nivel të Kosovës përveti, hetesia e brendshme përveti dhe një grup i përbërë prej shtatë veta i quajtur Taskforc i autorizuar direkt nga menaxheri i postës së Kosovës.

Tutje shton se, kontrolla e fundit para ditës kritike është bërë me 31.12.2013, kur janë mbyllur të gjitha postat regjionale ësht bërë mbyllja e vitit, me çka ka pasuar gjithçka në rregull. I pandehuri ka thënë se, ditën kritike ka shkuar në punë norma në orën 08:00 në mengjes deri sa ka pranuar pazaret dhe ka bërë ngarkim shkarkimin e tyre ka përgatit pazaret dhe librat e shitjes dhe i ka dorëzuar parat në bank dhe pastaj të gjitha pagesat dhe raportet e përpiluara i ka dorëzuar tek B.M dhe ka njoftuar kontrollorët se ka antar të familjes sëmur dhe ka shkuar në siptalin i cili në atë kohë gjindej përball postës dhe aty në zyre kam lënë zëvendësin tim S.S. për rastin i pandehuri shton se, natën kritike diku rreth orës 10 e 30 e ka thirr shefi i sigurimit regjional G.A dhe e ka njoftuar se është thyer banka.

Kryetari i trupit gjykues ka ndërprerë seancës pasi që ka përfunduar orari i rregullt i punës dhe nuk mund të përfundohet me mbrojte.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë e datës 29.12.2015, i akuzuari Dibran Fetahu në cilësinë e arkatarit ndihmës në ndërtesën e PTK-së, përvetson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës, në atë mënyrë që, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave nuk i ka deklaruar në tërësi gjegjësisht përmes librit të shitjes ka bërë nëndeklarimin e shitjes, me ç’rast ka përvetsuar shumën prej 71.875,52€.

Me çka ka kryer veprën penale ‘’përvetësimi në detyrë’’ nga neni 425 par.3 e lidhur me par.1 të KRPK-së. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter