|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për Krim të organizuar

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj të akuzuarve Fatmir Musliji dhe Brahim Xhemajli, të cilët po akuzohen për krim të organizuar me narkotikë.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Mentor Bajraktari ka konstatuar prezencën e palëve në procedurë.

Për shkak se dëshmitarët gjenden jashtë vendit, prokurorja Merita Bina, ka propozuar që të lexohen deklaratat e tyre, me arsyetimin se ardhja e tyre për deklaruar është shumë e vështirsuar.

Lidhur me këtë propozim, mbrojtësi i të akuzuarit Musliji, avokat Besnik Berisha ka kundërshtuar propozimin e prokurores, duke theksuar se sigurimi i tyre, nuk paraqet ndonjë vështirësi.

Në koherencë të kësaj, trupi gjykues, ka refuzuar propozimin për dëgjimin e dëshmitarëve, ndërsa për të vazhduar me elaborimin e provave, gjyqtari Bajraktari ka caktuar seancën e radhës me datën 18 qershor.

Ndryshe, sipas aktakuzës, tre të akuzuarit kishin vepruar si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, ku pa autorizim kanë shitur dhe transportuar substanca narkotike të llojit heroinë.

Sipas aktit të akuzës, i pandehuri Fatmir Musliji e kishte formuar dhe organizuar këtë grup kriminal të përbërë nga persona të ndryshëm në mes tyre edhe të pandehurit, Brahim Xhemajli dhe Z.G.

Sipas Prokurorisë, Musliji nga dhjetori 2008 e deri në shkurt 2009 ka organizuar transportimin dhe shitjen e mbi 40 kilogramë heroinë për në Gjermani nëpërmjet rrugëve tokësore të disa shteteve, ndërsa për pjesën me të vogël të heroinës e ka organizuar shitjen e paautorizuar në tregun kosovar.

Musliji dhe Xhemajli akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për krim të organizuar që ndërlidhet me veprën penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm..

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter