|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon seanca për të akuzuarit për Krim të Organizuar pas kthimit të rastit në rigjykim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me kryetar të trupit gjykues Rrahman Beqiri, sot më datë 7 Qershor, ishte paraparë të mbahej seanca për të akuzuarit Muhamed Mangjolli, Hajdin Hoxha, Avni Mehana, Nehat Halili, Fehmi Veseli, Bajram Rexhepi, dhe Ibrahim Miftari, të akuzuar për veprat penale “Pjesëmarrja pse organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kjo cështje penale është kthyer ne rigjykim nga Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit të datës 25 Korrik 2019.

Në hapje të kësaj seance, u konstatua që ndjeka penale ndaj të akuzuarit të parë Muhamet Mangjolli ka pushuar pasi i njëjti ka ndërruar jetë. Në konstatimin e palëve prezente, kanë munguar të akuzuarit Hajdin Hoxha, Avni Mehana dhe Fehmi Veseli. Për dy të fundit, kjo gjykatë kishte lëshuar urdhërarrest dhe Policia e Kosovës kishte ardhur me përgjigje që dy të lartpërmendurit nuk jetojnë në Kosovë, dhe vendbanimet e tyre janë të panjohura. Në emër të kësaj, Gjykata ka shtyer seancën e sotme për datë 27 Gusht, në ora 09:30.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të akuzuarit e lartcekur akuzohen sepse ka ekzistuar dyshimi i bazuar se nga data 1 Dhjetor 2013 deri më datë 4 Prill 2014, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, në bashkëpunim me dy të dyshuarit Lutfi Peca dhe personi me emrin Faik, që të dy nga Kukësi i Republikës së Shqipërisë, me qëllim të përfitimeve të dobisë pasurore, pa pasur autorizim kanë blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes, substanca narkotike të llojit marihuanë, ashtu që më datën 1 Dhjetor 2013, rreth orës 10:20 minuta, në Komunën e Mitrovicës, gjatë një kontrollë të kryer nga ana e PK-së, në një automjet, që ka qenë pronë e të pandehurit Ibrahim Miftari, i cili ishte duke e drejtuar këtë automjet, e ku ishte i pandehuri Nehat Halili, kanë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 9 kg e 993.7 gram, të cilën sasi e kishte blerë i pandehuri Muhamet Mangjolli nga i pandehuri Avni Mehana dhe pastaj ishin zënë në të njëjtën kohë dhe vend duke e përcjellur veturën ku ishte vendosur narkotiku.

Ndërsa më datë 24 Shkurt 2014, gjatë një kontrolle të PK-së, në Magjistralen Mitrovicë-Ulqin, në veturën e të pandehurit Fehmi Veseli, kanë gjetur dhe sekuestruar narkotikë të llojit marihuanë në sasi prej 4 kg e 0.84 gram, dhe gjithashtu më datë 3 Prill 2014, në veturën e të pandehurit Bajram Rexhepi, përsëri pas kontrollës nga PK, i është gjetur narkotikë të llojit marihuanë, në sasi prej 9 kg e 200 gram. Që të gjithë sasinë e lartcekur të narkotikut, të pandehurit e kishin blerë me qëllim të shitjes ng ai dyshuari Lutfi Pecan ga Kukësi, i cili dyshohet se është organizator dhe udhëheqës i këtij grupi kriminal.

Më tej, sipas aktakuzës, i pandehuri Mangjolli në muajin Nëntor të vitit 2013, në Mitrovicë, me propozim dhe ndërmjetësim të të pandehurit Fehmi Smakiqi, ka marr nga i pandehuri Florim Zeneli një sasi të narkotikut marihuanë, 3.5 kg, si kundërvlerë të një veture të tipit Audi, që e kishte në shfrytëzim i pandehuri Mangjolli.

Nga këto cka u thanë më lart, të gjithë të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal” nga neni 283 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Blera, posedimi, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 i KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter