|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Fillon paraqitja e mbrojtjes së të akuzuarve në rastin ‘Subvencionet 1’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ‘Subvencionet 1’, ku Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj akuzohen nga Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mashtrim me subvencione”.

Në seancën e sotme mbrojtësi i të akuzuarit Luan Statovci, avokati Naim Rudari deklaroi se i është drejtuar me parashtresë kryetares së gjykatës për bashkimin e procedurës sa i përket mbrojtësit të tij, meqë rast kërkoi nga trupi gjykues marrjen e një vendimi të tillë poashtu.

Ndërsa lidhur me këtë kërkesë prokurori special Rafet Halimaj deklaroi se nuk mund të bëhet bashkimi i lëndëve sipas propozimit të mbrojtjes sepse tashmë kemi 6 aktakuza të cilat gjenden në faza të ndryshme të shqyrtimeve, poashtu në asnjëhrën aktakuzë nuk ka ndonjë ndërlidhje sa i përket bashkëkryerjes në mes të të pandehurve në aktakuzat e paraqitura, si dhe duke marrë parasysh faktin se nëse do ketë bashkim të lëndëve numri i të akuzuarve do të kalonte mbi 100 të akuzuar dhe për gjykatën dhe palët do ishte vështirë që të mbahej shqyrtimet gjyqësore.

Trupi gjykues konstatoi se deklarimet e prokurorit Halimaj janë me vend, i cili refuzoi kërkesën e mbrojtjes.

Mirëpo trupi gjykues aprovoi propozimin e mbrojtësit Betim Shala lidhur me administrimin si provë materiale të vendimit të Komunës së Istogut me nr. 0975/2021 si dhe listën e disbursimit.

Në vazhdim të seancës së sotme paraqiti një pjesë të mbrojtjes i akuzuari Luan Statovci.

Në paraqitjen e mbrojtjes së tij në pyetjet e mbrojtësit Rudari, Statovci shpjegoi procedurën e aplikimit dhe vlerësimit të aplikacioneve të fermerëve, ndërsa lidhur me atë se në qoftë se nuk i plotëson fermeri kriteret a ka kompetenca direkte Drejtoria për Pagesa Direkte, për të cilën Statovci theksoi se sipas udhëzimit administriativ fermerit i jepen edhe 5 ditë kohë shtesë për plotësim të dokumentacionit.

Ndërsa lidhur me mundësinë e refuzimit të një aplikacioni i cili i plotëson gjitha kriteret, i akuzuari Statovci deklaroi se ata vetëm i fusin të dhënat në sistem të cilat janë në raport të Drejtorisë për Kontroll dhe nuk kanë asnjë mundësi për ta refuzuar një fermer i cili ka plotësuar gjitha kriteret, ashtu siç ka vendos Drejtoria për Kontroll.

I akuzuari Statovci mohoi se ka pranuar ndonjëherë ryshfet nga personat që akuzohet, apo se u ka bërë favore atyre ndonjëherë, duke deklaruar se nuk i njeh të akuzuari dhe as në mënyrë të tërthortë dhe as direkte nuk ju ka ndihmuar.

Mbrojtësi Rudari në pyetjet e prokurorit Halimaj e udhëzoi Statovcin që të mos përgjigjet në asnjë pyetje që ka të bëjë me SMS-ët e nxjerr, duke i konsideruar si të kundërligjshme nxjerrjen e tyre.

Sa i përket rasteve kur personat të cilët kanë aplikuar për pagesa direkte për përfitim të subvencioneve për bimë mjekësore aromatike-organike pa kontroll në terren, Statovci deklaroi se ka pasur raste, tek të gjitha kulturat, pasi UA në fuqi e rregullon kontrollin në terren, ku për disa kultura kontrolli në terren është 20 %, për disa është më shumë/

Seancat e radhës të shqyrtimit gjyqësor do të mbahen me datë 14 dhe 19 qershor, nga ora 13:00, si dhe 4 korrik 2024, nga ora 09:30.  

Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon

Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.

Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilët kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të

vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter