|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit të MI-së dhe ish-drejtorit të një kompanie private

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda është mbajtur seanca ndaj të akuzuarve Begzat Musliu dhe Naim Sallahu të cilët po akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo detyrës zyrtare’.

Në seancën e sotme të akuzuarit e kanë paraqitur mbrojtjen e tyre.

Në mbrojtjen e tij, i akuzuari Begzat Musliu, nga pytjet e mbrojtësit të tij Adnan Pacolli, theksoi se qëndron pranë deklaratës së tij të dhënë në Prokurori.

Lidhur me prezencën e mbrojtësit të tij përgjatë dhënjes së kësaj deklaratë, në pytjen e avokatit, Prokurori i Shtetit, Bashkim Zeqaj, kundërshtoi këtë pytje, me arsyetim se i akuzuari në Prokurori kishte qenë i njoftuar për mundësin e angazhimit të mbrojtësit.

Sa i përket, kësaj cështje trupi gjykues e lejoj këtë pytje, dhe i akuzuari theksoi se nuk i kujtohet në këtë moment, pasi ka kaluar një kohë e gjatë.

Tutje, lidhur me akuzën sa i përket auditimit të lëndës së Prokurimit, i akuzuari theksoi se nuk e ka bërë, dhe lënda e Prokurimit nuk është auditim. Kurse, ai shtoi se është kryer një auditim i një kërkesë e cila ka ardhur nga Ministria e Infrastrukturës.

Tutje, i akuzuari Begzat Musliu shtoi se në raportin e auditimit ad hoc, ishte konstatuar se znj. Valmire Bllaca, por edhe zyrtarët e tjerë publikë, nuk kanë të drejtë ligjore të cilësojnë një dokument zyrtarë, ose të Operatorëve Ekonomikë, të klasifikojnë si origjinal apo autentik, përvec organeve hetuese të cilat janë kompetente.  

Prokurori i Shtetit, Bashkim Zeqaj, në pytjen lidhur me rastin konkret, sa i përket kompetencës së Ministrit se a kishte kërkuar që të bëhej ky auditim, i akuzuari shtoi se nuk është kërkuar nga Ministri, por nga Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë.

Sa i përket deklarimit lidhur me raportin e auditimit të dërguar Ministrit dhe Sekretarit të përgjithshëm, në pytjen e Kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Avni Syla, se a kishin reaguar lidhur me përmbajtjen e këtij raporti, i akuzuari theksoi se askush nuk kishte reaguar apo ta ftonte në ndonjë takim dhe rrjedhimisht nuk ka pranuar përgjigje se cfarë ka ndodhur me atë raport.

I akuzuari Naim Sallahu në mbrojtjen e tij, nga pytjet e mbrojtësit të tij av. Flamur Bllacaku, lidhur me veprimtarinë e kompanisë të cilën e udhëheq e që është ‘Sallahu Shpk’, theksoi se merret me ndërtimin e rrugëve dhe ndërtim të lartë.

Tutje, sa i përket procedurave tenderuese, i akuzuari Naim Sallahu shtoi se në të gjitha procedurat paraqesin stafin e nevojshëm për kryerjen e punëve.

Ndërsa, lidhur me inzhinierin me emrin Fadil Shehu, i akuzuari Naim Sallahu theksoi se ky është inzhinier i Gjeodezizë dhe njihet me të për më shumë se 10 vite dhe lidhur me këtë person shtoi se ai ka kryer punë të cilat janë ndërlidhur me terenin dhe me projektin i cili ofruar nga Autoriteti Kontraktues dhe ishte i angazhuar sipas nevojës, të bënte matje Gjeodezike.

Për rastin konkret sa i përket bashkëpunimit, shtoi se është nënshkruar kontratë me Fadil Shehu-n për kryerjen e punëve të caktuara, ai kishte obligim sipas kontratës që të fillonte punimet të cilat ai i kryen profesionalisht.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Avni Syla, theksoi se pasi që është afër përfundimi i orarit të punës së Gjykatës, seanca e sotme duhet të ndërpritet dhe i akuzuari Naim Sallahu do të vazhdojë me paraqitjen e mbrojtjes në seancën e radhës.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 16 Korrik nga ora 13:15.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës, i akuzuari Begzat Musliu, në cilësinë e personit zyrtar, si Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm të Financave Publike, përkatësisht nenin 25 par. 3.3 miratimin nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, ministri apo sekretari i përgjithshëm; ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit publik me titull “Ndërtimin e urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë me lokacion Drelaj”.

Prokuroria pretendon se i pandehuri Musliu ka vepruar vetëm me kërkesë të Operatorit Ekonomik “Sallahu” Sh.P.K, që është e ndaluar me ligj, po ashtu i pandehuri jashtë procedurave ligjore të auditimit të brendshëm, ka përpiluar raportin e auditimit në favor të Operatorit Ekonomik ” Sallahu” Sh.P.K, me qëllim të krijimit të dobisë për atë kompani, pa i vërtetuar provat në lëndën e iniciuar kundër këtij operatori.

Me këtë i pandehuri Begzat Musliu, akuzohet se ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë, nga neni 414 par. 1 i KPRK-së.

Tutje, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, i akuzuari Naim Sallahu, akuzohet se me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues në procedurën e prokurimit publik.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Sallahu në atë mënyrë që në pozitën e pronarit të kompanisë “Sallahu” Sh.P.K, ka ofertuar me dokumentacion të falsifikuar në Aktivitetin e Prokurimit, në të cilën lëndë ka prezantuar referencën për gjeodetin F.SH, se i njëjti kinse kishte punuar në projektin ” Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Balincë” dhe në projektin” Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës (Veternik), por në projektet në fjalë nuk ka qenë i angazhuar gjeodeti F.SH.

Me këtë i pandehuri Naim Sallahu, akuzohet se ka kryer veprën penale: Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, nga neni 415 par. 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter