|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për korrupsion, prokuroria kërkon përjashtimin e kryetarës së trupit gjykues

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është shtyer seanca e shqyrtimit fillestar ku të akuzuar janë Bajram Muzlijaj dhe Mentor Beqiri si persona zyrtar në Komunën e Pejës për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Prokurorja e kësaj çështje Lumturije Vuçetaj ka kërkuar përjashtimin e kryetarës së trupit gjykues, gjyqtares Nushe Kukaj Mekaj.

Meqenëse kryetarja e trupit gjykues Nushe Kukaj Mekaj në fillim të këtij shqyrtimi ka njoftuar palët se mbrojtësi i të pandehurit Bajram Muzlijaj, av. Besnik Berisha, është mbrojtës në një rast tjetër i njërit familjar të gjyqtares Kuka-Mekaj.

Kështu që prokurorja Vuçetaj në bazë të këtyre rrethanave ka konsideruar se vihet në dyshim paanësia e kryetares në këtë çështje, kështu që ka kërkuar përjashtimin e saj.

Andaj në këto kushte seanca është ndërprerë deri në marrjen e vendimit nga ana e kryetarit të kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 14.05.2024, të akuzuarit Bajram Muzlijaj dhe Mentor Beqiri në cilësi të inspektorëve të ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektimit – Sektori i Ndërtimit, me mosveprim dhe në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim si dhe duke mos zbatuar përgjegjësit e tyre konform Ligjit për Inspektorat, me qëllim të përfitimit për personin tjetër, nuk i ndërmarrin veprimet që përkojnë me autorizimet e tyre, në atë mënyrë që, të njëjtit nuk e ekzekutojnë vendimin e lëshuar nga ana e tyre, i cili e ka obliguar investitorin të bëjë largimin e shtyllave të objektit menjëherë, mirëpo edhe përkundër këtij vendimi investitori ndërton dhe përfundon objektin në kundërshtim me lejen ndërtimore,  

Me çka në bashkëkryerje e në vazhdimësi kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter