|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të fillojë gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për korrupsion   

Në Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda dje ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në gjykimin ndaj të akuzuarve Haxhimet Ferati, Fehmi Emini, Fadil Igrishta, Muhamet Haxha dhe Arben Ismajli.

“Drejtësia Sot” raporton se të pandehurit e lartcekur akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ndihmë në kryerjen e veprave penale.

Në seancën e së enjtes, gjykata konstatoi se mungon i akuzuari Arben Ismajli me avokatin Shemsedin Pira, si dhe avokati Hamdi Jashari që e mbron të akuzuarin Haxhimet Ferati.

Lidhur me mungesën e avokatit të tij, i akuzuari Ferati propozoi që kjo seancë të shtyhet pasi që dëshiron të mbrohet vetëm nga avokati Jashari dhe se nuk pranon t’i caktohet avokat tjetër sipas detyrës zyrtare.

Propozimin e të akuzuarit Ferati e aprovoi kryetari i trupit gjykues Ramiz Azizi, duke bërë të ditur që seanca e sotme shtyhet për një afat të pacaktuar.

Ndryshe në seancën e djeshme ka prezantuar prokurori i shtetit, Shefik Mehmeti.

Kujtojmë që çështja penale ndaj të akuzuarve Haxhimet Ferati, Fehmi Emini, Fadil Igrishta, Muhamet Haxha dhe Arben Ismajli, është iniciuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë por kjo lëndë është bartur në kompetencë në Gjykatën e Gjilanit, pas reduktimit të punës që erdhi si rezultat i dorëheqjes së gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në Veri të Mitrovicës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter