|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi për 400 kg kokainë.

Kryetari i trupit gjykues, Gjyqtari Musa Konxheli, fillimisht njoftoi se me datë 12.02.2024, nga Prokuroria Speciale është ndritur aktakuzë e re për të pandehurin Kadri Sheqiri për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga neni 366 i KPRK-së.

Në shtjellim të aktit akuzues Prokurori Special Valdet Gashi, shtoi se pas pranimit të raportit nga klinika e psikiatrisë rreth cështjes së ekzaminimit të të njejtit, pas revokimit me aktvendim të cilësisë së dëshmitarit bashkpunues, si dhe pas hetimeve të shtuara ka ardhur deri tek konstatimi i veprës së re, pastaj i njejti theksoi se Prokuroria ka propozuar që të bëhet bashkimi i procedurës penale pasi që ka lidhshmëri me veprat penale nga aktakuza paraprake.

Mbrojtësi i të akuzuarit Izet Sheqiri, avokat Besnik Berisha, lidhur me ngritjen e aktakuzës së re dhe bashkimin e procedurës, shtoi ndër të tjera se e kundërshton këtë propozim, me arsyetimin se kjo cështje do të ishte zvarritje e procedurës dhe për të njejtën cështje nga trupi gjykues kërkoi që ta refuzojnë si të tillë dhe kjo procedurë të vazhdojë tutje dhe mos të krijohen zvarritje.

Në rrjedhë të kësaj, trupi gjykues erdhi në përfundim që nuk mund të bëhet bashkim i procedurës dhe për arsye se nuk është e njejta fazë e procedurës pra u refuzua bashkimi i procedurës.

Në vazhdim, mbrojtësi i të akuzuarit Izet Sheqiri, avokat Besnik Berisha, nga trupi gjykues kërkoi që masa e paraburgimit për të mbrojturin e tij ti zëvendësohet me ndonjë masë tjetër, pasi që ka kaluar kohë e gjatë e po ashtu edhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Prokurori Special, Valdet Gashi, për sa i përket cështjes dhe kërkesës së avokatit Besnik Berisha, shtoi se lidhur me zvarritjen e procedurës ka ardhur për faktin e shumë të ndodhurave dhe mungesave përgjatë procedurës dhe kjo rrejdhojë ka sjellur deri tek shtyrja e një numri të konsiderueshëm të seancave. Ndërsa, lidhur me propozimin e heqjës së mases së paraburgimit i njejti shtoi se qëndron pranë propozimeve të dhëna në shqyrtimet e kaluara dhe mbetet në tërsi që paraburgimi duhet të vazhdojë.

Lidhur me masën e paraburgimit trupi gjykues morri aktvendim, me të cilin e refuzoi kërkesën e mbrojtjes në këtë fazë të procedurës dhe paraburgimi për të njejtin do të vazhdojë derisa të krijohen rrethanat për ndërprerjen e kësaj mase.  

Në rrethanat e krijuara, seanca lidhur me pjesën e aktakuzës së parë u ndërpre, ndërsa tutje seanca vazhdoi me shqyrtim fillestar vetëm me të akuzuarin Kadri Sheqiri lidhur me aktakuzën e re të Prokurorisë.

Seancat e radhës u caktuan të mbahen me datë: 27 mars nga ora 09:30 dhe 11, 12 prill 2024 nga ora 09:30.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur me datë 14 nëntor 2022, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter