|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj ish- Kryetarit të Komunës së Malishevës dhe të tjerëve

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku ish-kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj së bashku me Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli, Faton Thaqi dhe Ahmet Rrahmanaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpërlarje të parave dhe mashtrim.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismajli ka konstatuar se prezentë në këtë seancë kanë qenë prokurori Naim Abazi, të akuzuarit me mbrojtësit e tyre.

Seanca ka vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarit Bajram Hasani, i cili në pyetjen se ku ka punuar dhe cilat kanë qenë kriteret e duhura, i njëjti theksoi se ka qenë Ministër i Industris dhe Tregtis dhe kur plotësohen kriteret është kompetent agjencioni Kiesa. I njëjti theksoi se kjo Ministri i ka pas 7 agjencione ku kanë qenë të pavarura, ndërsa sa i përket ndonjë kërkese gjatë vitit 2018, i akuzuari shtoi  se prioritet i Ministris dhe Qeverisë ka qenë zhvillimi i sektorit privat sepse në atë kohë është jetësu ligji për zhvillime strategjike, ku qëllimi ka qenë krijimi i kushteve për investitorët nga jashtë.

Sa i përket prokollimit të kërkesave, i njëjti shtoi se çdo kërkesë prokollohet dhe adresohet në adresën përkatëse.

I akuzuari Faton Thaqi ka shfrytëzuar të drejtën të mos deklarohet, ku pjesën tjetër do ta paraqes në fjalen përfundimtare.

Seanca ka vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarit Nazmi Kafexholli, i cili theksoi se ka qenë inspektor i Pylltaris dhe Gjuetisë në Agjencionin Pyjor të Kosovës, shtoi se nuk ka lidhshmëri institucioni i tij me Ministrinë e Bujqësisë. Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë komisioni, i njëjti përgjigjet se asnjëhere nuk ka qenë pjesë e komisionit dhe asnjëhere nuk ka aplikuar për grante.

Seanca e sotme përfundoi, seanca e radhës caktohet me datë 20.05.2024 në ora 13:15

Sipas aktakuzës së PSRKS-së të ngritur më 1 korrik 2021, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje e parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas aktakuzës, Begaj akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me ministrin e atëhershëm të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Faton Thaqi duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, duke e shpallur zonë me interes të veçantë.

Sipas aktit akuzues, Bashkim Krasniqi në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, Malë Krasniqi në cilësinë e shefit të shërbimeve të Gjeodezisë, Hajdin Berisha në cilësinë e nënkryetarit të komunës dhe Faton Thaqi në cilësinë e zëvendësministrit, akuzohen se në bashkëkryerje nga periudha kohore 22 maj 2018 deri më 5 qershor 2018, varësisht nga pozitat, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre kanë mundësuar shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në mënyrë që të vazhdohej me procedurat e shpronësimit.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Malë Krasniqi, pasi e kishte ditur për krijimin e Zonës Ekonomike, kishte blerë pronë në zonat kadastrale Banjë dhe Lladrovc me çmim prej 25 euro për ari, duke qenë në dijeni se këto prona do të shpronësohen nga Qeveria e Kosovës, e ku çmimi do të ishte shumë më i lartë.

Sipas aktakuzës i akuzuari Nazmi Kafexholli, akuzohet se në cilësinë e inspektorit në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, duke qenë në dijeni për krijimin e Zonës Ekonomike, dhe me qëllim që t’i rrit vlerën tokës, kishte marrë me qera pronën e të ndjerit M.H. ku kishte ngritur pemishte për çka kishte përfituar edhe grante nga Ministria e Bujqësisë.

Tutje, sipas aktit akuzues, Ahmet Rrahmanaj nga viti 2007 deri më 2013 në vazhdimësi duke e ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore janë blerë dhe krijuar me aktivitete kriminale, ka transferuar dhe njëkohësisht ka tentuar të transferojë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe shmangies nga pasojat juridike.

Në aktin akuzues thuhet se Rrahmanaj, ka privatizuar pronat e “Neëco Mirusha” tokë bujqësore në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në Komunën e Malishevës me çmim artificialisht të ulët 1,222,333.00 euro sipërfaqe prej 1,157 hektarë e 51 ari për 99 vite, për këtë i akuzuari më 11 korrik 2013 ka bërë bartjen e tokës në emër të personit tani të ndjerë M.H. si përfitues i tokës në sipërfaqe prej 203 hektar e 11 ari, ku për këtë transaksion, të akuzuarit i ishin transferuar 200 mijë euro në llogari bankare, mirëpo të njëjtat ia kishte kthyer të ndjerit M.H. dhe gjithë kjo ishte bërë me qëllim të kinse shitblerjes që kishte ndodhur në vitin 2007.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Jon Ramadani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter