|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

I akuzuari pranon fajësinë për kanosje ndaj ish-Kryeministrit Avdullah Hoti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm është mbajtur seanca dëgjimore, për të vendosur lidhur me marrëveshjën mbi pranimin e fajësisë nga ana e Prokurorisë dhe të akuzuarit Reshat Sadiki, i akuzuar për kanosje ndaj Ish-Kryeministrit Avdullah Hoti.

Në këtë seancë, Prokurorja Fatmire Cacaj, deklaroj se mbetet pranë marrëveshjës së lidhur me të pandehurin Reshat Sadiku, pasi që e njëjta marrëveshje është në kushte dhe kritere të cilat janë përcaktuar nga Kodi i Procedurës Penale.

Po ashtu edhe i akuzuari Reshat Sadiki dhe mbrojtësja e tij, Av. Shemsije Sheholli, i propozuan gjykatës që të aprovojnë marrëveshjën mbi pranimin e fajësisë, e lidhur me tyre dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndër të tjerash, mbrojtësja e të akuzuarit, Av. Shemsije Sheholli theksoj se i akuzuari në kohën kur e ka kanosur të dëmtuarin Avdullah Hotin, nuk ka qenë në dijeni që një koment i dhënë në rrjetet sociale në Facebook paraqet vepër penale.

Ndërsa i dëmtuari- Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroj se e vlerëson kërkim faljen nga ana e të pandehurit dhe i njëjti i propozojë Gjykatës që të aprovohet pranimi i fajësisë, mirëpo me një kusht shtesë, që i pandehuri të bëjë një kontribut publik në njërën prej shoqatave bamirëse në shumën që është në vullnetin e tij.

Më pas, Gjyqtari i vetëm gjykues Driton Berisha, mori aktvendim me të cilën e aprovoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit Reshat Sadiku si dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe se i njoftoj të pranishmit se shpallja mbi këtë aktgjykim do të bëhet sot.

Gjyqtari Driton Berisha, në shpalljen e aktgjykimit, të akuzuarit Reshat Sadiki i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit do të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 2.000 €.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Reshat Sadiki, ka kanosur të dëmtuarin Avdullah Hoti- Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi i dëmtuari në profilin e tij në rrejtin social Facebook ka postuar mendimin e tij  për zhvillimet politike në vend, i pandehuri me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin e tij social Facebook, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanos seriozisht me fjalët “Ty more bugar vetëm kosa të vjen hakësh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter