|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dënim me gjobë ndaj Zëvendëministrës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm është shpallur aktgjykimi dënues ndaj Zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Sipas të njëjtit aktgjykim, e akuzuara është gjetur fajtore për shkak të veprës penale: Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Të njëjtën gjykata e ka gjykuar me denim me gjobë në shumën prej 500 €, të cilën e akuzuara obligohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Gashi po akuzohet se në cilësinë e zyrtarës së lartë publike, si Zëvendës- Ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka vepruar në kundërshtim të ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, në atë mënyrë që e njëjta edhe pse ka qenë e obliguar dhe e njoftuar me kohë dhe atë si nga zyrtarja kontaktuese pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, e njëjta deklarimin e pasurisë në këtë rast e ka bërë me vonesë, pas kalimit të afatit ligjor dhe atë me dt. 07.07.2021./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter