|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon gjykimi ndaj ish zyrtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Ka përfunduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin për Krime të Rënda ndaj të akuzuarit Bedri Duraku, ish Koordinator i Panelit për lirimin me kusht në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

I akuzuar Duraku, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Në këtë seancë është dhënë fjala përfundimtare nga Prokurori Halim Borovci si dhe nga mbrojtësi i të akuzuarit Duraku, Av. Naim Rudari.

Në fjalën e tij përfundimtare Prokurori Borovci, ka kërkuar nga gjykata që ndaj të akuzuarit të shpall aktgjykim fajësuese, pasi që sipas tij pamëdyshje është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë.

Ndryshe nga Prokurori, mbrojtësi i të akuzuarit Duraku, Av. Naim Rudari, ka theksuar se në këtë shqyrtim gjyqësor me asnjë provë nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer veprën penale sic është precizuar në aktakuzë, me ç ‘rast ka kërkuar nga gjykata që ndaj klientit të tij të shpall aktgjykim lirues.

Pas dhënjes së fjalës përfundimtare nga palët në procedurë, kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi, shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për datën 10 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës së Prokuroris Themelore në Prishtinë, e datës 28 janar 2020, i akuzuari Bedri Duraku, akuzohet se në cilësinë e Koordinatorit të Panelit për lirim me kusht në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka bërë përpilimin e shkresës zyrtare, gjegjësisht të aktit me përmbajtje të rreme.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Duraku pa autorizim ka përpiluar aktin për vazhdimin e mandatit të Panelit për Lirim me Kusht , të përpiluar në tri faqe, e ka ndryshuar duke e bërë të njëjtin në dy faqe, pra duke e ndryshuar përmbajtjen e tij.

Prokuroria thekson në aktakuzë se përmes këtij akti zyrtar të falsifikuar nga ana e të akuzuarit Duraku, gjyqtares Emine Kaciku me datë 21.07.2026, i është ndërprerë mandati si kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht.

Me këtë i akuzuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zytar” nga neni 434 të Kodit Penal të Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter