|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është shtyer seanca e shqyrtimit fillestar ku i akuzuar është Abaz Foniqi si person zyrtar në komunën e Klinës për veprën penale ‘’Konflikt interesi’’.

Kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu në fillim të seancës e shqyrtimit fillestar ka njoftuar se prokurori i shtetit Agon Galani është ftuar në mënyrë të rregullt dhe i njëjti nuk është prezent pasi që tashmë ai është i pensionuar. Tutje ai tha se do të do t’i drejtohet kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë me postë elektronike që në seancën e ardhshme të caktojë një prokuror për këtë çështje.

Andaj, në mungesë të prokurorit nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit fillestar kështu që seanca e ardhshme është caktuar me datë 29.11.2023 në orën 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 27.07.2023 i akuzuari Abaz Foniqi në cilësinë e personit zyrtar – menaxher i prokurimit të komunës së Klinës, duke vepruar në kundështim me ligjin për parandalimin e konfliktit, me dsshje merr pjesë personalisht në çështjen zyrtare për të cilën është dashur ta dijë se ndonjë anëtar i familjes së tij, ka të bëjë me interes financiar, në atë mënyrë duke zhvilluar procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënshkruan katër kontrata me operatorin ekonomik ‘’ILIR-KOSOVA’’ SH.P.K nga Prishtina, për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative, me këto veprime ka favorizuar kompaninë në të cilën punon vajza e të pandehurit A.A.F, duke i mundësuar interes financiar operatorit të lartcekur ku është e punësuar vajza e tij,

Me çka në vazhdim ka kryer veprën penale ‘’Konflikt i interesit’’ nga neni 417 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter