Në Gjykatën Themelore në Gjilan-Departamentin për Krime të Rënda sot ka dështuar të mbahet për herë të dytë seanca e rradhës tek gjyqtari Sabedin Mushica ndaj të akuzuarve Tomisllav Stankoviq (drejtor i shëndetësisë në Komunën e Novobërdës) po ashtu dhe Sreten Ivanovic (shef i administratës së përgjithshme në komunën e Novobërdës) për veprën penale : Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë, neni 422 par.1 të KPRK-së.
Gjyqtari konstaton në fillim të seancës që nuk ka kushte ligjore për mbajtje të shqyrtimit gjyqësor pasi njëri nga antarët e trupit gjykues gjyqtari Islam Thaqi mungon gjatë këtij shqyrtimi gjyqësorë.
Dëshmitarët e tjerë që sot kanë pasur për të dhënë dëshmitë e tyre N.V, B.N dhe dëshmitari A.U, janë njoftuar me kohë për shtyerjen e kësaj seance gjyqësore.
Seanca tjetër e radhës është shtyer për kohë të pacaktuar deri në kordinim me palët procedurale dhe trupin gjykues, në ndërkohë palët procedurale dhe dëshmitarët e propozuar pritet të njoftohen me ftesa gjyqësore për datën e re të caktimit të kësaj seance gjyqësore.
Kujtojmë që sipas aktakuzës P.P.I.nr 229/2021 i akuzuari Sreten Stankoviq gjatë muajit prill dhe maj 2020, ne kohë të pacaktur në komunën e Novobërdës i pandehuri ne pozitën e ish shefit të administratës së përgjithshme ,me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten dhe personat të tjerë,kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autoritetin zyrtar ashtu që i njejti në kundërshtim me procedurat ligjore të furnizimit me barna ka urdhëruar blerjen e barnave te kompania ‘’Vlora Pharm’’ me seli në Prishtinë ndërsa barnat e porositura nga i pandehuri Streten Ivankoviq janë furnizuar nga një kompani tjetër ‘’AEA Pharm’’ me seli në Prishtinë, sipas faturës nr.2020/03 e datës 27.04.2020 në shumën prej 498.20 €, fatura me nr.2020/04 e datës 28.04.20220 në shumën prej 499.00€, fatura e datës 2020/05 e datës 29.04.2020 në shumën prej 492.00€ dhe faturën me nr.2020/006 e datës 30.04.2020 në shumë prej 260.28€, në total 1750,22€ barna të cilat pastaj nga ish drejtori komunal i shëndetësisë i pandehuri Tomislav Stankoviq është urdhëruar që kompanisë ‘’AEA Pharm’’ me seli në Prishtinë të paguaj me mjetet buxhetore të Kosovës, ndërsa barnat e pranuara nuk janë dorëzuar në QKMF e as në QMF-të komunale .
Me këto veprime të njejtit po akuzohen që kanë kryer veprën penale të Keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia Sot
Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu