Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarit Gëzim Shala për veprën penale: Keqpërdorim i infotmatës zyrtare neni 416 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së .
Autorizuesi i palës së dëmtuar av.Arbër Krasniqi i ka dorëzuar disa prova Gjykatës me parashtresë zyrtare e pastaj kryetari i trurpit gjykues Islam Thaqi, të njejtat i ka dërguar edhe në prokurori. Lidhur me këto prova procedurale prokuroria Bahtije Ademi nuk pati kundërshtime, ndërsa avokati mbrojtës i të akuzarit av. Mustaf Nuhiu i kundërshton pasi të njejtat nuk kanë asnjë lidhje të vetme me objektin e akuzës për të cilën po mbahet shqyrtimi gjyqësor, andaj i propozon trupit gjykues ndaj tyre të merr aktvendim refuzues dhe ti shpall si të pa pranueshme.
Av.Arbër Krasniqi deklaron se provat e paraqitura me parashtresë zyrtare, janë të rëndësishme pasi paraqesin legjitimimin e gjendjen reale, dhe parqesinë kërkesat e organeve kompetente që i drejtohen të akuzuarit Gëzim Shala .
Tutje gjyqtari Islam Thaqi aprovon propozimin e av.Arbër Krasniqi që si prova të administrohen dhe të lexohen të gjitha ato që janë paraqitur në shkresën zyrtare të dorzuar gjykatës ( kërkesa e datës 08.06.2023,kërkesa ndaj kryetarës së bordit të OSHP-s, njoftimi nr.01-1198 e dats 06.08.2023, aktgjykimi me numër P.I.nr.1743/22 I Gjykatës së Apelit,Aktgjykimi P.I.nr.450/2022 I GJTH-Gjilan,shënimi për OSHP-në,Letër referenc pë Spitalin e Përgjithshme Gjilan,certifikata e regjistrimit të biznesit,regjistrimi I biznesit ‘’Krasniqi’’ SH.P.K dhe prova të tjera).
Seanca e rradhës lidhur me paraqiten e fjalës përfundimtare nga palët procedurale pritet të mbahet me datë 16 janar ora 9:30.
Av.Mustaf Nuhiu gjithashtu gjykatës i dorëzon një provë në formë të kërkesës e cila i drejtohet të akuzuarit nga menaxheri i kontratës nga F.S dhe kryetarja e Sindikatës së Puntorëve Privat me të cilën është kërkuar ndërprerja e kontratës mes operatorit ekonomik ‘’Aroma plus’’ SH.P.K për shkak të mos pagimit të kontributeve penzionale për puntorët në trust, dhe për këtë ka edhe konfirmim nga institucioni i Trustit.
Tutje,vazhdon marrja në pyetje e të akuzuarit Gëzim Shala dhe në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues se a e pranon fajësin lidhur me veprën penale që i vihet në barrë, i njejti deklarohet se nuk e pranon me arsyetimin se të njejtën nuk e ka kryer.
Av.Mustaf Nuhiu i drejtohet me pyetjen se si rrjedhin procedurat gjatë aplikimit për tender publik në zyren e prokurimit , i njejti përgjigjet pasi dorëzohen ofertat dhe mbyllet afat pë aplikim bëhet hapja e platformës E-prokurimi ku pastaj edhe shihen operatrët ekonomik dhe pjesmarrësit që kan aplikur në lidhje me tenderin e shpallur, me pastaj deklaron se procesverbali mund të shkarkohet online,pastaj komisioni i vlerësimit i sheh të gjitha aplikimet dhe i vlerëson të gjitha veç e veç.
Naser Maliqi antar i trupit gjykues i drejtohet të akuzarit me pyetjen se qfarë përmbanë procesverbali tek platforma e-prokurimi i njejti deklarohet se përmban çmimet reale për secilin operator ekonomik që i ka paraqitur gjatë aplkimit për fitim të tenderit publik.
Prokuroria Bahtije Ademi i parashtron pyetjen të akuzuarit në kuptim të dorëzimit të informacioneve me Usb tek i dëmtuari Skender Krasniqi, se a e ke ditur që të njejtat përmbajnë informacione apo të dhëna konfidenciale, i akuzuari përgjigjet se nuk janë konfidenciale pasi që në to mundet të ketë qasje qdo kush si organizatat joqeveritatre dhe të tjerët.
Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues Islam Thaqi se kush është shpallur fitues nga operatorët ekonomik ai përgjigjet se janë shpallur fitues grupi i operatorëve ekonomik ‘’Duble I’’ ‘’Skifteraj’’ dhe ‘’Arinaniti Sh.p.k’’, poashtu i akuzuauri përgjigjet edhe pyetjes tjeter se në cilën faze të prokurimit ke bërë bartjen e dokumentacioneve tek i dëmtuari ai përgjigjet se pasi që është bërë vlersimi i oferatave , dhe është mbyllur koha e aplikimit.
Kujtojmë që i akuzuari Gëzim Shala sipas aktakuzës PP.I.nr 46/2023, akuzohet se me date 24.01.2023 në Gjilan me qëllim që vetës apo personit tjetër të përfitoj ndonjë përparësi që nuk i takon,i pandehuri Gëzim Shala në rastin e zhvillimit të procedurave tenderuese në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan,e ka keqpërdor informatën zyrtare me date 19.12.2023 ishte shpallur tenderi me nr të prokurimit 220-70001-0731-22-11333-2-1-1 në vlerë prej 756.000,00€, në kohë zgjatje prej 3 viteve,për shërbimet e pastrimit të ambientit të mbrendshëm dhe sanitarisë të Sipatlit të Përgjithshëm Gjilan,në të cilin tender kishin ofertuar 7 Operatorë Ekonomik,’’Aroma plus’’ SH.P.K Prishtinë, me ç’rast oferta për tendering në fjalë ishte hapur me dt.24.01.2023,pas hapjes së ofertave, I pandehuri në mënyrë të kunderligjshme tërë dokumentacionin e gjashtë operatorve të tjerë përmes USB-së, I’a dërgon menaxherit të Kompanisë ‘’Aroma Plus’’ SH.P.K Prishtinë,Skënder Krasniqit,dhe në këtë mënyrë I pandehuri e ka keqpërdorur informatën zyrtare lidhur me prokurim.
Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.
Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu