Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, janë dëgjuar dy dëshmitarë në rastin e njohur si Veteranet, ku Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë Keqpërdorur pozitën zyrtare.
Kryetari i trupit gjykues thekson se për seancën e sotme është paraparë të dëgjohen tre dëshmitarë, por dëshmitari Sami Lushtaku mungon dhe i njejti është njoftuar në mënyrë të rregullt dhe nuk e ka arsyetuar mungesën.
Seanca vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të parë Rr.R.
Prokurori Special Valdet Rama, vazhdon me pyetjet e tij për dëshmitarin, në pyetjen e prokurorit se a qëndroni pranë deklaratës së dhënë në Prokurori, dëshmitari përgjigjet se po qëndroj në tërësi pranë asaj deklarate. Prokurori thekson se pasi që dëshmitari qëndron pranë deklaratës i njejti nuk ka pyetje tjera për të.
Avokat Arianit Koci kundërshton këtë formë të marrjes në pyetje për shkak të parimit te drejtpërdrejtshmerise.
I akuzuari Nuredin Lushtaku pyet dëshmitarin se sa herë më ka parë i njejti në takimet që ka marrë pjesë, dëshmitari përgjigjet se nuk e di sa herë por ka ardhur me vonesë në takime.
Kryetari i trupit Gjykues Gazmend Bahtiri pyet dëshmitarin se a keni qenë pjesë e komisionit vlerësues që nga fillimi deri në fund, dëshmitari përgjigjet se po. Ndërsa, në pyetjen e Gjyqtarit Bahtiri se a të kujtohet si ka vendosur komisioni vlerësues shtetëror lidhur me metodologjinë e punës sa i peërket vlersimit të aplikacioneve për përfitimin e statusit të veteranëve, dëshmitari përgjigjet, kemi miratuar një rregullore të brendshme bazuar në ligj, pastaj është bërë kategorizimi i pjesëmarrësve bazuar në ligj dhe aplikacionet i kemi shpëndarë në të gjithë Kosovën.
Seanca vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të dytë A.R.
Prokurori Speacial Valdet Gashi, pyet dëshmitarin se a mbetësh në tërësi pranë asaj se qfarë keni deklaruar në Prokurori, dëshmitari Rraci përgjigjet se qëndron në tërësi pranë deklaratës së dhënë. Prokurori thekson se pasi që dëshmitari qëndron pranë deklaratës i njejti nuk ka pyetje tjera për të.
Avokat Artan Qerkini pyet dëshmitarin, a ju kujtohet se në fund të këtij aplikacioni ka qenë një vërejtje se aplikuesi është përgjegjës penalishtë për saktësinë e të dhënave në aplkacion, dëshmitari përgjigjet, po kështu ka qenë. Ndërsa, në pyetjen se sipas evidencës së TMK sa ka qenë numri i veteranëve luftëtarë dëshmitari përgjigjet rreth 31 mijë.
Kryetari i trupit gjykues Gazmend Bahtiri, pyet dëshmitarin se si është bërë forma e vlerësimit në komision, dëshmitari përgjigjet se ka dhënë dorëheqje kur ka filluar procesi i verifikimit, pasi sipas tij ka pasur shumë parregullsi.
Anëtari i trupit gjykues Kushtrim Shyti, pyet dëshmitarin se a ka ndodhur në Komision që të diskutohet për ndonjë person i cili nuk i plotëson kushtet sipas aplikimit, dëshmitari përgjigjet se, në Komision nuk ka pasur ndonjë aplikacion që është shqyrtuar me emër të vecantë dhe kjo detyrë i është besuar zonave, kështu është vepruar sa kam qenë unë pjesë e Komisionit.
Seanca e radhës do të mbahet me datë: 21 dhjetor nga ora 09:30.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me 16 prill 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues në rastin “Veteranët”, por, Gjykata e Apelit – Departamenti Special, më 21 mars 2022, kishte aprovuar si të bazuar ankesën e PSRK-së ndërsa kishte anuluar aktgjykimin e themelores, duke vendosur që lënda të kthehet në rigjykim dhe vendosje.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, PPS.nr. 12/2018 të datës 13 shtator 2018, e përmirësuar më datë 7 dhjetor 2018, Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha