|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit për Ushtrim ndikimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, dështoi të mbahet seanca ndaj të akuzuarit Hamdi Jashari, i cili akuzohet se mori 8 mijë euro nga pala për t’ia dhënë gjyqtarëve

Fillimisht, gjyqtari Naser Foniqi, konstatoi prezencën e palëve, respektivisht prokurorit Bekim Kodraliu, si dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokat Florim Shefqeti.

Tutje, gjyqtari Foniqi, konstatoi se mungon i akuzuari Jashari, për të clin nuk kishte dëshmi se e ka pranuar ftesën dhe meqenëse nuk u plotësuan kushtet ligjore, seanca e sotme u shty për datën 29 dhjetor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 1 dhjetor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Hamdi Jasharit të cilin e ngarkon për ushtrim ndikimi.

Sipas aktit akuzues të ngritur me 1 dhjetor 2023, i pandehuri Jashari në cilësi të avokatit mbrojtës të dënuarit-kërkuarit Avni Ajruli nga 25 maj 2022 deri më 2 qershor 2022, ka kërkuar drejtpërdrejt dhe pranuar para në shumë prej 8 mijë euro nga Ilmi Ajruli, vëllai i Avniut, me qellim që i njëjti t’i ja jap këtë shumë të parave kolegjit të gjyqtarëve Naser Maliqi, kryetar i kolegjit dhe anëtarëve Aziz Sheqiri dhe Veli Kryeziu.

Tutje, në aktakuzë thuhet se, këto mjete janë dhënë të akuzuarit me qellim që të njëjtit të ushtrojnë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e tyre në çështjen penale sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për ekstradimin e të dënuarit Avni Ajruli për shkak të veprës penale “Vrasje”, sipas nenit 123 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin person e kërkonte shteti në fjalë për ekstradim, e që një kërkesë e tillë të refuzohet nga kolegji i lartcekur.

Me këto veprime, i akuzuari Jashari akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, nga neni 424, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë/Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter