Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, janë dëgjuar dy dëshmitarë, Sami Lushtaku dhe Bujar Shala në rastin e njohur si Veteranët, ku Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
Dëshmitarët Hysni Gucati dhe Spiro Butka mungojnë, dëshmitari Gucati përmes email ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë prezentë, ndërsa për dëshmitarin Butka nuk kanë informacion për mos prezencën e tij.
Prokurori Special Milot Krasniqi, vazhdon me pyetjet e tij për dëshmitarin Sami Lushtaku, në pyetjen se a qëndroni pranë deklaratës së dhënë në këtë Gjykatë dhe në Prokurori dëshmitari përgjigjet se po. Prokurori Special Krasniqi, thekson se nuk ka pyetje tjera për dëshmitarin.
Avokat Tahir Rrecaj, pyet dëshmitarin Lushtaku, në një mbledhje të Komisionit ju i keni deleguar Nuredin Lushtakut të marrë pjesë në vendin tuaj, i njejti përgjigjet se po, kështu ka ndodhur. Shkaku ka qenë se unë kam qenë në burg dhe nuk kam mundur të marrë pjesë.
Kryetari i trupit gjykues Gazmend Bahtiri, pyet dëshmitarin se a keni bërë verifikim të aplikacioneve ju personalishtë, dëshmitari përgjigjet, pjesërishtë po, por nuk kam pasur mundësi që ti verifikojë të gjitha. Ndërsa, në pyetjen ju keni qenë Komandant i zonës a ka pasur ushtarë nën moshën 18 vjeqare, dëshmitari përgjigjet se po ka qenë një numër i konsiderueshëm.
Dëshmitari Lushtaku thekson në fund, se qëndron pranë asaj se qfarë ka thënë, merr përgjegjësi të plotë për zonën e Drenicës dhe sipas tij ka qenë proces i rregullt dhe i sakt.
Në cilësin e dëshmitarit vazhdon Bujar Shala, Prokurori Special Milot Krasniqi, pyet dëshmitarin se a qëndroni pranë deklaratës së dhënë në Gjykatë, Prokurori dhe pyetjeve të bëra nga të akuzuarit, dëshmitari përgjigjet se qëndron në tërësi pranë deklaratave të dhëna. Prokurori thekson se nuk ka pyetje tjera për dëshmitarin.
I akuzuari Shkumbin Demalija, pyet dëshmitarin se a mund të tregoni se a janë paguar i gjithë zingjiri komandues që kanë marrë pjesë në verifikim, dëshmitari përgjigjet, po kanë qenë të paguar me meditje të caktuara i gjithë zingjiri komandues që janë marrë me verifikimin e aplikacioneve.
Kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, pyet dëshmitarin se a jeni në dijeni se sa ankesa kanë qenë, dëshmitari përgjigjet se kanë qenë përafërsishtë më shumë se 22 mijë ankesa.
Prokurori Special thekson se për të dy dëshmitarët, Spiro Butka dhe Hysni Gucati, me qenë se të dy kanë dhënë dëshminë e tyre në gjykatë, për shkak të rrethanave që i cilësojnë te dy dëshmitarët, dëshmitari Hysni Gucati që u njoftuam nga Gjykata, i janë dhënë disa kufizime nga Gjykata Speciale, ndërsa për dëshmitarin e dytë Spiro Butka, Shtetas i Republikës së Shqipërisë, nuk kemi informacion se a ka pranuar ftesë apo a do të paraqitet, me qellim të ekonomizimit të procedurës pasi dëshmitë e tyre janë të plota, të konsiderohen të lexuara deklaratat e tyre pasi të pyeten edhe palët tjera, mungesa e tyre mos të jetë pengesë për vazhdimin e procedurës.
Trupi Gjykues merr aktvendim, aprovohet kërkesa e Prokurorit Special, dëshmitë e të njejtve konsiderohen të lexuara.
Avokat Ramë Gashi, propozon që të dëgjohen dëshmitarë të ri në këtë cështje, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit, në të cilin theksohet një listë e gjerë me dëshmitarë.
Trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet pjesërishtë propozimi i mbrojtësit Ramë Gashi, ashtu që në cilësi të dëshmitarëve do të ftohen: 28 dëshmitarë të cilët janë listuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit.
Seancat e radhës do të mbahen me datë: 26,27,28,29 shkurt dhe 1 mars nga ora 09:30.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me 16 prill 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues në rastin “Veteranët”, por, Gjykata e Apelit – Departamenti Special, më 21 mars 2022, kishte aprovuar si të bazuar ankesën e PSRK-së ndërsa kishte anuluar aktgjykimin e themelores, duke vendosur që lënda të kthehet në rigjykim dhe vendosje.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, PPS.nr. 12/2018 të datës 13 shtator 2018, e përmirësuar më datë 7 dhjetor 2018, Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Monitoruar nga: Arton Hoxha