|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet  seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj zyrtarëve komunal të akuzuar për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, është shtyer seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuar janë Lorenc Marleku, Nazif Gashi dhe Ali Gashi që të tre të akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në fillim të shqyrtimit gjyqësor kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu ka njoftuar palët prezente që seanca gjyqësore do të shtyhet për një datë tjetër me arsyetimin se anëtarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova në sesionin e pasditës është ftuar në Këshill Gjyqësor.

Më pas është vazhduar me deklarimin e avokatëve lidhur me provat e lexuara dhe të administruara nga seanca e kaluar.

 Ku mbrojtësi i të akuzuarit Lorenc Marleku, av. Emrush Kastrati ka deklaruar se, janë lexuar të gjitha provat që janë propozuar, nuk ka ndonjë propozim të ri lidhur me provat dhe se pikëpamjet e tij lidhur me themelësinë/bazueshmërinë e provave do të deklarohet në fjalën përfundimtare.

Më pas mbrojtësi i të akuzuarit Ali Gashi, av. Jeton Maqedonci ka përkrahur fjalët e parafolësit të tij dhe sa i përket fuqisë provuese të provave do të deklarohet në fjalën përfundimtare.

Dhe në fund është deklaruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Nazif Gashi, av. Salih Mekaj, i cili sa i përket provave të administruara dhe të lexuara, thotë se ka vërejtur se gjatë leximit të provave të propozuara të aktakuzës janë lën pa u lexuar disa procesverbale përmes të cilave klienti i tij ka realizuar kontrollën dhe mbikqyrjen gjatë ndërtimit të objekteve ‘’Elite Residence’’, ‘’Viva Fresh’’ dhe objektit afarist ‘’Guri’’, duke shtuar se mund të ketë ndodhur që këto prova nuk janë lexuar përshkak të numrit të madh të provave. Gjithashtu i ka propozuar gjykatës që si prova të administrohen disa procesverbale të realizuara gjatë kontrollit të objektit ‘’Elite Residence’’ dhe objektin afarist ‘’Guri’’.   

Më pas është deklaruar edhe prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj e cila ka shtuar se, sa i përket provave të propozuara nga ana e av. Salih Mekaj të njëjtat është dasht që fillimisht t’i dorzojë si prova, të konstatojë burimin e tyre meqenëse nga ana e prokurorisë të gjitha provat që janë siguruar nga vet Komuna e Klinës, gjithashtu edhe nga Drejtoria përkatëse e Inspektoratit janë dorëzuar  procesverbalet të cilat janë propozuar dhe të cilat janë kërkuar që kanë të bëjnë me subjeketet ekonomike ku Nazif Gashi ka inspektuar të cilat edhe janë pjesë e shkresave të lëndës. Dhe në fund ka shtuar se, përderisa nuk janë këto rrethana dhe kopjet e procesverbaleve të propozuara si prova i ka kundërshtuar në tërësi që të lexohen si prova.

Kryetari i trupit gjykues në fund shtoj se, menqenëse anëtarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova në orën 12:45 e ka të nevojshme pjesëmarrjen në KGJK si kryesuese e panelit, seanca është shtyer me datë 06.02.2024.

Sipas akuzës të pandehurit Lorenc Marleku në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe i pandehuri Ali Gashi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës si bashkryerës tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke lëshuar leje ndërtimore për mbindërtim në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.

Ndërsa sipas akuzës i pandehuri Nazif Gashi  në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Klinës, nuk i përmbush detyrat tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me ligjin e ndërtimit, udhëzimin administrativ për mbikqyerje si dhe ligjin për inspektorat.

Që të tre të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter