|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Pranon fajësinë i akuzuari për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka pranuar fajësinë i akuzuari, Fehmi Raçi, i cili akuzohet se në cilësinë e pronarit të kompanisë “Euro Comerc” po akuzohet për mashtrim në prokurim publik, në tenderin e shpallur nga Korporata Energjetike e Kosovës.

I akuzuari deklarohet se e ndjen vetën fajtor dhe pranon fajësinë për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe thekson se është hera e parë e tij që prezenton në një qështje penale.

Prokurori i shtetit Halim Borovci, deklarohet lidhur me pranimin e fajësisë dhe thekson se kjo rrethanë vetëm se e vërteton pretendimin e Prokurorisë për këtë qështje penale.

Mbrojtësi i të akuzuarit Avokat Afrim Salihu, thekson se në bashkpunim me të mbrojturin e tij kanë ardhur në përfundim se i mbrojturi i tij ka kryer këtë vepër penale.

Trupi gjykues merr aktvendim aprovohet pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit dhe seanca vazhdon me paraqitjen e fjalës përfundimtare.

Prokurori i shtetit Halim Borovci, elaboron fjalën përfundimtare: Me qenë se i akuzuari ka pranuar fajësin dhe pranimi është bërë nga ana e tij në mënyrë vullnetare, kërkojë nga Gjykata ta dënoj sipas ligjit, me rastin e caktimit të dënimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, përderisa si rrethanë lehtësuese të merret, pranimi i fajësisë në këtë fazë të procedurës penale, mosha e të pandehurit, e kaluara kriminale, kurse si rrethanë rënduese të merret parasysh, lloji dhe natyra e veprës penale, të cilat vepra penale janë dëmtuesi me i madh i ekonomisë së vendit.

Po ashtu, Prokurori Borovci thekson se i propozoj gjykatës, krahas dënimit kryesor të shqiptohet edhe dënim plotësues, ndalimi i marrjes pjesë ne dhëninen e kontratave të konkurseve publike konform Kodit Penal, neni 414 par.4.

Mbrojtesi i të pandehurit Afrim Salihu elaboron fjalën përfundimtare: Pas analizës dhe diskutimeve që i kemi bërë me të mbrojturin tim kemi vërejtur që ekzistojnë disa elemente inkriminuese, që përmbushin pretendimin e aktit akuzues nga e cila vërehen disa veprime juridiko-penale, që fillimisht janë ndërmarrë nga personi juridik në bashkëpunim dhe bashkëveprim me të mbrojturin tim, kemi vërejtur që ekzisotjnë disa veprime të personit fizik. Kur kemi kuptuar këtë fakt i jemi drejtuar Gjykatës me një shkres e cila është përpiluar nga ana ime si mbrojtës dhe është nënshkruar nga i pandehuri, dhe kemi kërkuar që të caktohet një seancë, në të cilën do të përfundohet procedura në këtë rast penalo-juridik.

Pas shpalljes së vendimit mbi veprimet inkriminuese të cilat i kemi pranuar, i propozojë gjykatës tek lartësia e matjes së dënimit të ketë parasysh rrethanat lehtësuese si: sjellja dhe qasja e tij kanë qenë korrekte në këtë shqyrtim, si dhe nga e kaluara e tij kriminale nuk rezulton që i njejti ka qenë recidivist. Nga keto rrethana në fund, me qenë se prokurori me aktin akuzues nuk kishte kërkuar më herët ndalimin e veprimtarisë ekonomike, kërkoj nga Gjykata që kjo mos të kaloj, sepse ne kemi bërë pranimin e fajësisë vetëm ashtu sic është përcaktuar në aktakuzë dhe jo jashtë saj.  

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë: 26.12.2023 nga ora 09:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2022, thuhet se i akuzuari Fehmi Raçi, pronar i kompanisë “Euro Comerc”, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertave për dhënien e kontratës së shpallur më 12 mars 2021 nga autoriteti kontraktues Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me titull “Furnizim me gypa rrethor dhe katror të çelikut”, duke paraqitur dokumentin e falsifikuar, certifikatën e standardeve ISO Standard e 8 shtatorit 2019, e lëshuar nga TUV Italia.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se autoriteti kontraktues KEK, përmes njoftimit mbi vendimin e 12 marsit 2021, e ka shpërblyer operatorin ekonomik “Euro Comerc” me kontratë, mirëpo pas ankesave të parashtruara nga ana e operatorëve tjerë që kanë ofertuar, lënda është kthyer në rivlerësim, e cila pas rivlerësimit është konstatuar se certifikata e lartcekur ka qenë e falsifikuar.

Andaj, me këtë i akuzuari Raçi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter