|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen 6 dëshmitar në rastin e të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar rigjykimi ndaj të akuzuarve Astrit Mullaabazi, ushtrues i detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit për keqpërdorim të detyrës si dhe Tahir Bala, pronar i bizneseve për mashtrim në prokurim publik.

Aktgjykimi është shpallur me datë 14.08.2023, ku për dy të akuzuarit është shpallur aktgjykim lirues, mirëpo ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në fjalën e saj hyrëse Prokurorja e shtetit Dëshire Jusaj ndër të tjera tha se, në këtë rishqyrtim gjyqësor ndaj të akuzuarve do të vërtetohet se të njëjtit kanë kryer veprat për të cilat akuzohen dhe kjo do të vërtetohet pas administrimit të provave materiale dhe personale, dëshmitë e dëshmitarëve si dhe dëgjimit të dëshmitarit A.G i cili nuk është dëgjuar deri më tani në gjykatë.

Më pas mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Mullaabazi, av. Blerim Mazreku në fjalën e tij hyrëse ndër të tjera tha se, edhe pas këtij procesi të rigjykimit pa asnjë mëdyshje gjykata do të vijë në përfundim sikurse herën e parë, sepse në rastin konrekt sa i përket të mbrojturit të tij jo vetëm që s’ka elemente të veprës penale e as shpekje të procedurës së prokurimit. Si dhe në fund ka shtuar se, Gjykata e Apelit nuk e ka pas të çartë se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë fare me aplikim individual.  

Gjithashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Tahir Bala, av. Myhedin Bekeri në fjalën e tij hyrëse ka thënë se, mbetet në tërësi në fjalën e tij hyrëse të dhënë në shqyrtimin paraprak vetëm ka shtuar se, se pasi që prokuroria ka ndryshuar dispozitivin e dytë të aktakuzës kundër të akuzuarit Tahir Balës, se tani akuzohet se me qëllim të mashtrimit i akuzuari ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshme të fitimit të tendereve, me cilat veprime konkrete ka pas qëllimin këtu i akuzuari që të bëjë mashtrim. Është vërtetuar dhe sërish do të vërtetohet se i akuzuari ka ofertuar me letra plotësisht legale dhe legjitime dhe jo në kundështim me dispozita ligjore dhe me udhëzues siç pretendon prokuroria.

Më pas është vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve, është M.M i cili ndër të tjera ka deklaruar se, gjatë aplikimit të operatorëve ekonomik janë bazuar në bazë të thirrjes dhe në bazë të dokumentacioneve që kërkohen ku kanë qenë dy numra të ndryshëm fiskal dhe se prej tyre kanë zgjedhur operatorin më të përgjegjshëm dhe ka shtruar se i kanë verifikuar dokumentacionet e OE-së e jo të individëve. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se në momentin e dorëzimit të dokumentacioneve për aplikim njëri ndër ta është edhe deklarata nën betim e cila duhet të jetë e plotësuar dhe e nënshkruar. Dhe në fund ka thënë se, si komision kanë bërë përzgjedhjen e operatorit i cili ka qenë i rregullt, i përgjegjshëm si dhe kriter kryesor për fitimin e tenderit ka qenë çmimi më i lirë.

Më pas është dëgjuar dëshmitari E.B, i cili gjatë deklarimit të tij ka thënë se, në bazë të formularit e shënojnë se cilat kushte janë plotësuar, ndërsa diskualifikimin e bën një komsion tjetër dhe se kriter ka qenë plotësimi i dokumentacionit dhe çmimi më i lirë.

Është vazhduar me dëgjimin A.D i cili ka thënë se mbetet në tërësi pranë deklarimeve që i ka dhënë më parë, duke shtuar se nëse dokumentacioni i operatorëve ekonomik nuk plotësohet në bazë të formularit dhe nëse ka ndonjë vërejtje atëherë anulohet, gjithashtu nëse deklarata nën betim nuk është e nënshkruar atëherë ai operator diskualifikohet, ku këtë e bën komsioni vlerësues.

Më pas deklaratën e tij e ka dhënë dëshmitari F.H i cili ka deklaruar se, i kujtohet se kanë qenë dy ofertues ku njëri prej tyre është diskualifikuar  në momentin e vlerësimit të dokumenteve, pasi që ka pasur mungesë në dokumentacion dhe nuk është shqyrtuar tutje. Ai theksoj se OE kanë aplikuar si subjekte të veçanta e me aplikacione të veçanta e jo në grup, si dhe në fund shtoi se, si OE e rekomanduar ka qenë ‘’AGE GROUP’’ SH.P.K.

Me pas është dëgjuar dëshmitari A.G, i cili gjatë deklarimit të tij ka thënë se,  ka pasur raste kur operatorët ekonomik kanë aplikuar në mënyrë individuale dhe grupore por në këtë rast e shiqojnë se a i plotëson kushtet dhe bëjnë rekomandime si dhe në dokumentet aplikuese figuron emri i operatorit-kompanisë ekonomike dhe se komisioni i parë e bën hapjen e aplikimeve ndërsa komsioni i dytë e bën vlerësimin.

 Dhe në fund deklaratën e tij  e ka dhënë dëshmitari V.D, i cili ka thënë se, sa i përket kompanisë ‘’DC GROUP’’ SH.P.K, nuk i ka plotësuar kushtet e po ashtu ka pas edhe dokumentacion mungesë dhe për këtë arsyje është diskualifikuar.

Sipas aktakuzës, Astrit Mullabazi po akuzohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës se menaxherit të prokurimit në Komunën e Rahovecit, nga intervali kohor duke filluar nga muaji korrik deri në fund të muajit nëntor të vitit 2019, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare për t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Tahir Balës, si dhe t’i shkaktojë dëm operatorëve tjerë pjesëmarrës në tenderim, këtë e ka bërë në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 24, paragrafi 1 dhe nenin 62, paragrafi 1.1 të Ligjit për prokurimin publik, i ka mundësuar operatorit ekonomik të ofertojë në mënyrë të kundërligjshme si individual dhe në grup të operatorëve ekonomik, pronarit të bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, Tahir Bala, që t’i fitojë tenderët: “Ndërtimi i QMF-së në fshatin Qifllak”, në shumën prej 82 mijë  e 996 euro e 59 centë, tenderin: “Furnizimi me material ndërtimor për merimentim të shtëpive për persona në nevojë”, në shumën prej 8 mijë e 857 euro e 50 centë, tenderin: “Ndërtimi i pllakës përkujtimore Altari i Lirisë”, në shumën prej 13 mijë e 466 euro, duke nënshkruar kontratat e punës për operatorët ekonomik fitues të tenderëve, duke favorizuar operatorin ekonomik në kundërshtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm.

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Tahir Bala po ngarkohet se gjatë intervalit kohor të lartcekur duke shkelur rregullat për prokurimin publik, gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, i njëjti ka paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit të autoritetit kontraktues në cilësinë e personit përgjegjës, pronar i bizneseve “AGE Group Shpk” dhe “DC Group Shpk”, si operator në mënyrë individuale dhe si grup i operatorëve ekonomik ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshëm, duke fituar tenderët e lartcekur, në kundërshtim me rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik me nenin 27, paragrafin 5.

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter