|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet eksperti financiar në gjykimin ndaj ish-ministrës dhe zyrtarëve të tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamentin Special ka vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Ish-Ministres së Integrimit Evropian Dhurata Hoxha si dhe zyrtarëve të kësaj ministrie Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili konstatoi se në seancën e sotme prezent ishin të akuzuarit, mbrojtësit e tyre, prokurorja Ilirjana Çollaku dhe eksperti financiar Agim Sheqiri.

Lidhur me kriteret e përcaktuara në kontratë, eksperti Sheqiri, ndër të tjera, ka deklaruar se ato mund të ndryshohen para fazës së ofertimit, dhe ndryshimet bëhen me kërkesë të operatorëve, kur konsiderohen të nevojshme, apo edhe nga vet autoriteti kontraktues nese e shohin të nevojshme që ka pasur paqartësi gjatë përpilimit të tyre.

Tutje, Sheqiri ka theksuar se një gjë e tillë, respektivisht ndryshimi i kritereve të parapërcaktuara në kontratë, pas fazës së ofertimit, nuk mund të bëhet.

Për shkak se gjyqtari Ismaili, ishte anëtar i tupit gjykues në një seancë tjetër e paraparë në sesionin e pasditës, seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar me datën 17 prill.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ish-ministrja Hoxha, po akuzohet se ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “ Pr solution”, e cila kishte për qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit, ndërsa e akuzuara Hoxha, këtë e ka shfytëzuar që të bëj promovimin e fushatës së saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2019 dhe se promovimi ishte realizuar duke publikuar banerët dhe videot të cilat lidheshin me fushatën zgjedhore të të akuzuarës Hoxha, e që ishte në kundërshtim me kushtet e kësaj kontrate.

Ish-ministrja Hoxha, akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Tutje, i pandehuri Fitim Mustafa, po akuzohet se si zyrtar në Prokurorim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke vendosur kritere shtesë ndaj Operatorëve Ekonomik, në mënyrë që të shpërblehej Operatori Ekonomik “ PR solution.

Me këtë i pandehuri Fitim Mustafa, sipas aktakuzës po akuzohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ndërsa, i akuzuari Ekrem Tahiri, akuzohet se në cilësin e bashkëpronarit të operatorit ekonomik “ PR solution”, nuk kishte kryer punët e kontraktuara sipas kontratës, mirëpo i njëjti kishte kryer shërbime të cilat nuk ishin në pajtim me kushtet e kontratës dhe se me këtë ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter