|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në rastin e njohur si ‘Veteranët’


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, janë dëgjuar 5  dëshmitarë në rastin e njohur si Veteranët, ku Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, akuzohen se në bashkëkryerje kanë Keqpërdorur pozitën zyrtare. Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të parë M.N.

Lidhur me verifikimin e regjistrimit të veteranëve në regjionin e Dukagjinit dëshmitari, theksoi se aplikacionet në shumicën e rasteve janë shpërndarë përmes shoqatave dhe pas aplikimit Sekretaria e ka ftuar që të bëjë verifikimin e aplikacioneve të ushtarëve luftëtarë.

Ndërsa, rreth rolit të Komandatit të brigadës dhe i pjesës tjetër të zingjirit komandues dëshmitari shtoi se Komandanti i Brigadës është në hierarki më të lartë se komandatët e tjerë dhe roli i tij kishte të bënte me konfirmimin e punës së ushtarëve.

Sa i përket përmbajtjes së aplikacioneve dëshmitari theksoi se i kujtohen të dhënat personale, familjare, shërbimi në kohën e luftës ndërsa konkretishtë në faqën e tretë të aplikacionit dëshimtari shtoi se nuk ju ka takuar zingjirit komandues.

Dëshmitari i dytë, H.A. theksoi se procesi i verifikimit është bërë në ndërtesën e Qeverisë dhe theksoi se kishin qenë rreth 30 persona të cilët kishin punuar në një intervalë prej rreth 20 takimeve.

Sa i përket rastit të aplikimeve të personave të mitur dëshmitari theksoi se kanë qenë dy raste njëri i përkiste statusit të veteranit ndërsa tjetri dëshmorë. Kurse, rreth logjistikës i kujtohet se secili ka pasur armë por nuk i kujtohet numri i saktë.

Dëshmitari i tretë, E.U. nga zona e Shalës, Komandant i Brigadës, ka qenë pjesë që nga fillimi i procesit, listën e të gjithë aplikuesve për cilindo status e kishte marr nga komandanti i zonës, lista ka përmbajtur të dhënat me emra dhe mbiemra. Pastaj, dëshmitari theksoi se qëndron pranë nënshkrimit të dhënë në fund të listës.

Ndërsa, sa i përket aplikuesve të mitur në brigadën të cilën e kishte udhëhequr, dëshmitari shtoi se nuk kanë pasur ndonjë aplikim nga persona të mitur.

Dëshmitari i katërt, I.SH nga Zona e Operative e Llapit, Komandant Brigade, lidhur me procesin e verifikimit theksoi se qëndron pranë të gjitha nënshkrimeve në cilësin e komandantit të brigadës. Ndërsa, sa i përket aplikuesve të mitur në brigadën të cilën e kishtë udhëhequr, dëshmitari shtoi se kishin qenë përafërsihtë 4 apo 5 raste.

Dëshmitari i pestë, A.M. lidhur me detyrat e tij si Komandant i Brigadës theksoi se nga vartësit e tij ka pranuar formularët e aplikimit me nënshkrime dhe në fund ka bërë nënshkrimin e të gjithë formularëve të pranuar. Rreth aplikimeve të personave të mitur në brigadën që dëshmitari ka udhëhequr shtoi se nuk i kujtohet për ndonjë rast të tilë.

Ndërsa, rreth cështjes se a ka pasur ndonjë komision tjetër i cili i ka vlerësuar aplikimet, dëshmitari theksoi se përveq zingjirit komandues ka ekzistuar edhe Komisioni Qeveritar i cili ka punuar në bazë të raportit që i kanë dërguar zingjiri komandues.

Seancat e radhës do të mbahen me datë: 28,29 shkurt dhe 1 mars nga ora 09:30.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, me 16 prill 2021, kishte shpallur aktgjykim lirues në rastin “Veteranët”, por, Gjykata e Apelit – Departamenti Special, më 21 mars 2022, kishte aprovuar si të bazuar ankesën e PSRK-së ndërsa kishte anuluar aktgjykimin e themelores, duke vendosur që lënda të kthehet në rigjykim dhe vendosje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 13 shtator 2018, e përmirësuar më datë 7 dhjetor 2018, Agim Çeku së bashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe Ahmet Daku, gjatë intervalit kohor nga data 28.10.2011 e deri me datë 30.01.2017 në Prishtinë, në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter