Projekt i realizuar nga:

Shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për Ushtrim të ndikimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Bekim Hyseni për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit, u shpall nga gjyqtari Avni Syla

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 muajve, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 euro.

Ndaj të njejtit, gjykata ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 3 viteve.

Ndryshe, Bekim Hyseni, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”,  sanksionuar sipas nenit 424 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter