|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dëshmitarët e radhës ndaj të akuzuarit për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Sylejman Daka i cili po akuzohet se ka kryer veprës penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Së pari u dëgjua dëshmitari A.L, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, si drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit ka qenë i njoftuar për rrënimin e objekeve në fshatin Krushë e Madhe dhe Xërxë, ku roli i tij ka qenë si mbikqyrës i drejtëpërdrejtë i kontratës ndërsa i akuzuari Sylejman ka qenë menaxher i kontratës, ku sipas tij, roli i menaxherit të kontratës ka qenë mbikqyrja, veprimi i kontratës dhe pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë në vendngjarje. Gjatë deklarimit ka thënë se, ditën e rrënimit të objekteve nuk ka qenë unë prezent por ka marr informacione përmes telefonit se si është zhvilluart procesi, si kanë kaluar dhe përgjigja ka qenë që mirë kanë kaluar efekti është arritur, që objekti në fjalë është rrënuar, pjesët kryesore dhe objekti është paralizu, ku për këto veprime dëshmitari deklaron se është njoftuar pasi janë marr veprimet. Gjatë deklarimit të tij dëshmitari ka shtuar se, kjo kontratë ka qenë kontratë për rrënimin e objekteve pa leje. Si dhe në fund, në pyetjen e prokurores Ardita Beqiri, se ato objekte a kanë pas të rrenohen në tërësi, apo të paralizohen, dëshmitari është përgjigjur se qëllimi ka qenë që mu rrenu ndërtimi që pronari mos me pas mundësi me vazhdu ndërimin.

Më pas është vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit G.Z, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, pozita e tij e punës në Komunën e Rahovecit është inspektor i ndërtimit, i njëjti ka nxjerr që të dy vendimet për rrënimin e objekteve që të kthehen në gjendjen e mëparshme në tokë sepse ishin ndërtuar në tokat e komusacionit, që ato prona janë prona private por pa të drejtë të ndërtimit. Dëshmitari pohon faktin se ka qenë prezent në ditën e rrënimit të këtyre objekteve, ku gjithashtu shton se, objektet nuk janë rrënuar në bazë të vendimit ku sipas tij arsyeja se përse nuk janë rrënuar ka qenë se ka pas mungesë të buxhetit komunal, por që ato objekte nuk janë më funksionale. Dëshmitari në fund shton se, urdhrin për ndërprerjen e rrënimit e ka bërë pronari i kompanisë dhe inxhinieri i komunës.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sulltan Dobraj bëri të ditur se sot ishte palnifikuar që të dëgjohet dhe dëshmitarja N.B, mirëpo e njëjta ndodhet jashtë shtetit dhe se në seancën e radhës do të jetë e pranishme.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, me 27 dhjetor 2022, në fshatin Krushë e Madhe dhe në fshatin Xërxë të Rahovecit, i pandehuri Sylejman Daka, në cilësinë e zyrtarit për shërbime publike në Komunën e Rahovecit, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dëm presonit tjetër- të dëmtuarit kontraktuesit OE “Agro Invest” Sh.P.K., me përfaqësues të autorizuar A.J, n ë atë mënyrë që, duke mos përfillur procedurat ligjore të përcaktuara, si menaxher-mbikëqyrës i rrënimit, nuk e ka lejuar që të bëhet rrënimi i objekteve pa leje në vendet e lartpërmendura, por urdhëroi vetëm pjesërisht rrënimin e tyre edhe pse i akuzuari Daka është njoftuar në formë të shkruar nga aktvendimet e nxjerra nga inspektori i ndërtimit të Komunës së Rahovecit se duhet të veprohet në bazë të aktvendimit të 20 korrikut 2022, konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të 7 shtatorit 2022 dhe aktvendimit të 30 shtatorit 2022 dhe konkluzionit mbi lejimin e ekzekutimit të rrënimit të 14 tetorit 2022, i akuzuari nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, ka urdhëruar vetëm pjesërisht rrënimin e tyre edhe pse në aktvendime thuhej të bëhet rrënimi i tërësishëm dhe trualli të kthehet në gjendjen e mëparshme. Me këtë, thuhet se i është shkaktuar dëm material të dëmtuarit A.J në shumë prej 8 mijë e 263 euro e 40 centë.

Për këto veprime, Sylejman Daka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter