|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e të akuzuarve për mashtrim në prokurim publik

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka filluar gjykimi ndaj Shefqet Damka dhe Anil Damka të cilët akuzohen nga Prokuroria se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’.

Fillimisht, kryetari i turpit gjykues gjyqtari Gazmend Bahtiri hapi seancën e shqyrtimit fillestar duke konstatuar prezencën e palëve në procedurë.

Pas plotësimit të kushteve për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, prokurorja e shtetit Dulina Hamiti vazhdoi me leximin e aktakuzës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Anil Damka, avokat Visar Vehapi pasi u lexua aktakuza theksoi se për mbrojtjen ka shumë paqartësi lidhur me aktin akuzues, për mbrojtjen aktakuza është e paqartë dhe i njejti shtoi se nuk janë dhënë detaje për elementet e veprës penale.

Të akuzuarit pasi ishin konsultuar me mbrojtësit e tyre, u deklaruan të pafajshëm.

Kryetari i trupit gjykues gjyqtari Gazmend Bahtiri, theksoi se në seancën e radhës do të ftohet Prokurori i cili e ka ngritur aktakuzën dhe që ka zhvilluar hetimet, kërkesë kjo e parashtruar nga mbrojtja.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 15 prill.    

Sipas aktakuzës, së Prokurorisë, të akuzuarit Shefqet Damka dhe Alil Damka kishin shkelur rregullat në procedurën e prokurimit publik duke paraqitur dhe falsifikuar dokumente të cilat i kishin përdorur në procedurën e tenderimit.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, të akuzuarit me veprimet e tyre, në bashkkryerje kanë kryer vepren penale ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter