|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon shqyrtimi fillestar për të akuzuarit për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me gjyqtar Gazmend Bahtiri, më datë 20 Mars,  ishte paraparë të mbahej seanca për të akuzuarit Blerim Gerbeshi, Haki Haziri, Abdyl Fazliu dhe Jonuz Hasani. Të njëjtit akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjegjësisht Prokurorja Bukurije Gjonbalaj, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” për dy të akuzuarit e parë dhe Haki Haziri sëbashku me Jonuz Hasani për ndihmë në veprën e lartpërmendur.

Në konstatimin e prezencës së palëve në seancën e sotme, të pranishëm ishin të gjithë përvec mbrojtëses së të akuzuarit Jonuz Hasani, e cila Gjykatën e kishte lajmëruar përmes parashtresës së datës 7 Mars, se e njëjta nuk mund të prezentoj sot për shkak të një intervenimi mjekësor. Duke i marrë parasysh këto, Gjykata vendosi që seancën e sotme t’a shtyej për datë 18 Prill, në ora 11:00.

Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter