|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin e zyrtarëve të Obiliqit të akuzuar për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e radhës në rastin ndaj të akuzuarve, Nerimane Kelani-Sherifi dhe Arben Berisha, të akuzuar për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, si dhe i akuzuari Ramadan Hasani, për shkak të veprës penale ‘Mashtrimi’.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e palës së dëmtuar M.R.

Në pyetjet e prokurorës së shtetit Bukurie Gjonbalaj, i dëmtuari theksoi se pronën e cila është kontest e kishte blerë babai i tij.

Ndërsa, sa i përket cështjes se kur e kishte kuptuar që prona ka probleme, i dëmtuari shtoi se pasi kishte shkuar në Komunë e kishin njoftuar se nuk figuron emri i babait të tij për pronën të cilën kishte kërkuar.

Tutje, i dëmtuari Rexhepi ka mohuar ta njeh të akuzuarën Nerimane Kelani-Sherifi duke shtuar se nuk i kujtohet nëse e njëjta kishte qenë në zyre bashkë me zyrtarin e komunës kur i janë bërë sqarimet.

Kurse, e akuzuara Kelani-Sherifi ka sqaruar se ajo ka bashkëpunuar me familjarët e tij lidhur me këtë çështje.

Kurse, pas sqarimit të mbrojtësit së të akuzuarit Hasani, avokatit Ibrahim Shala tha se kjo tokë nuk është blerë në vitet e 80-ta por në vitin 2013 dhe është noterizuar te noteri Naim Rrecaj, i dëmtuari Rexhepi tha se kjo tokë është blerë në vitet e 80-ta nga babai i tij me një kontratë me shkrim por bartjen e kishte bërë në vitin 2013.

Ndryshe sipas aktakuzës, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtar, e pandehura Nerimane Kelani-Sherifi si udhëheqëse e sektorit të pronës në Komunën e Obiliqit dhe i pandehuri Arben Berisha si Drejtor i Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, ashtu që e pandehura Nerimane Kelani, ka përpiluar dhe nënshkruar Aktvendimin me të cilën e ka bërë bartjen e pronës nga pronari Xh.R, tek tani i pandehuri Ramadan Hasani, duke u bazuar në ” Parakontrata për shitblerjen e patundshmërisë”, në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, ku ndër të tjera thuhet se për bartje të pronës duhet të paraqitet “Kontrata” mbi shitblerjen e patundshmërisë, dhe jo “Parakontrata”, e po të njëjtin aktvendim e ka nënshkruar edhe i pandehuri Arben Berisha, edhe pse ishte njoftuar nga e pandehura Nerimane, se aktvendimi mbi bartjen e pronës ishte marrë duke u bazuar në parakontratë, me këtë i ka shkaktuar dëme personit tjetër, në këtë rast trashëgimtarëve të të ndjerit Xh.R.

Ndërsa, i pandehuri Ramadan Hasani, akuzohet se me qëllim që vetit ti sjellë përfitim të kundërligjshëm, ka fshehur fakte, ka paraqitur fakte të rreme, me çka e ka vënë në lajthim të dëmtuarin M.G, e mashtron duke e nxitur të veproj në dëm material të pasurisë së tij, kështu që me datë 21.09.2022, ia ka shitur tokën në sipërfaqe të përgjithshme 11,034 m2, Zona Kadastrale Milloshevë- Komuna Obiliq, për blerjen e kësaj toke ia ka dhënë të pandehurit Ramadanit 2000 euro, 800 euro pas tri dite, kohë pas kohe ia ka dhënë nga 200 euro, e tjera, në total 3.250 euro, kurse marrëveshja ka qenë të paguhen 18.000 euro, e ka fshehur faktin se ” Parakontrata për shitblerjen e patundshmërisë” është e falsifikuar, me ç’rast blerësi, tani i dëmtuari M.G është vënë në lajthim lidhur me këtë fakt si dhe është dëmtuar materialisht.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter