|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës në rastin e të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve Betim Reçica, Leonora Limani, Isa Berisha dhe Mirdit Emini, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të akuzuar për veprat penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi.

Seanca ka vazhduar me paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarve.

Në mbrojtjen e tij i akuzuari Betim Reçica, nga pyetjet e mbrojtësit të tij avokat Arbër Krasniqi, ndër të tjera theksoi se përgjatë periudhës në të cilën akuzohet nga Prokuroria për Keqpërdorim të detyrës zyrtare, kishte punuar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërsa, sa i përket ofertës së Operatorit Ekonomik ‘Gjoka Konstraksion’ se a ishte më e lirë në krahasim me Operatorin tjetër, i akuzuari Reçica theksoi se ky operator i kishte përmbushur kriteret për tenderin në fjalë, kurse sa i përket diferencës tek çmimi ky operator ishte më i lirë.  

Sa i përket vendimeve për të cilat akuzohet se ka tejkaluar pozitën e tij zyrtare, i akuzuari Reçica theksoi se këto vendime i kishte marrë pasi ishin kërkesë nga zyrtari për buxhet dhe financa po ashtu, shtoi se këto vendime ishin të bazuara sipas ligjit.

Në fund, i akuzuari Reqica theksoi se pasi kishin pranuar vendimin e OSHP-së, të njejtin e kishin zbatuar në tërësi dhe pas nënshkrimit të kontratave i njejti shtoi se ishin kursyer afërsishtë 11 milion euro.

Sa i përket procesit të rivlersimit, lidhur me vendimin e OSHP-së, në pyetjen e Prokurorës Speciale Habibe Salihi, se a kishte qenë i njoftuar Ministri i Infrastrukturës, i akuzuari Reçica shtoi se po Ministri kishte qenë në dijeni lidhur me këtë vendim.

Ndërsa, lidhur me afatin në rastin e kthimit të tenderit në rivlersim, në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Lutfi Shala, i akuzuari Betim Reçica theksoi se ky afat caktohet nga OSHP.

Të akuzuarit Leonora Limani, Isa Berisha dhe Mirdit Emini theksuan se pas konsultimit me mbrojtësit e tyre të njejtit do të mbrohen në heshtje.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 29 prill.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të datës 15 shkurt 2021, i akuzuari Betim Reçica në cilësin e personit zyrtar dhe atë ushtrues detyre i Drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës në vitin 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë ‘Gjoka Konstraktion’, ushtroi ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj anëtarëve të komisionit vlerësues, në tenderin e ndërtimit të autoudhës së Gjilanit, në atë mënyrë që Komisionin Vlerësues e vuri në presion kohor që vlersimin ta kryej në afat 10 ditor dhe pas kësaj kërkoj nga ata që të shpallin fitues të tenderit OE ‘Gjoka Konstraksion edhe pse nuk i përmbushte kriteret e kërkuara.

Me këto veprime i njejti ka kryer vepren penale ‘Ushtrim i ndikimit’ nga neni 431 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Reçica në cilësi të personit zyrtar me datë 02.10.2019, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka nxjerrur vendim për pagesën e zyrtarëve për shërbime kontraktuese, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar, vendim ky i cili ishte nxjerrur në kundërshtim me rregullat e Qeverisë së Kosovës, me këtë rast i njejti e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 9.049.8 euro.

Me këto veprime i akuauzri ka kryer vepren penale, ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Betim Reçica, në cilësin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte nxjerr vendim me qëllim që në menyrë të kundërligjshme të bëhej kompensimi financiar në mënyrë retroaktive duke filluar që nga themelimi i marrëdhënies së punës nga viti 2010 deri në 2019. Me vendime të caktuara u miratua shtesa për paga për kategori të vecanta të profesioneve deficitare, në këtë listë nuk bënte pjesë Ministria e Infrastrukturës dhe Trasnportit, me këtë rast ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 68,500.00 euro.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Isa Berisha, në cilësin e personit zyrtar dhe atë Kryetar i Komisionit Rivlerësues në Ministrinë e Infrastrukturës, Leonora Limani dhe Mirdit Emini  në cilësin e anëtarëve të këtij komisioni, në procesin e Rivlersimit të ofertave të operatorëve ekonomik, keqpërdorën detyrën zyrtare, në atë menyrë duke shpallur fitues Operatorët të cilët nuk kishin ofertuar cmim më të ulët dhe që ishtë qëllim kryesor të ofertohen, me këto veprime i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, 6,200,313.13 euro.
 
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale, ‘Keqpërdorim i deryrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 422 i KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter