|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari për Korrupsion

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari Nazif Gashi i cili akuzohet bashkë me të akuzuarit Lorenc Marleku dhe Ali Gashi për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mbrojtjen e tij e ka dhënë inspektori i ndërtimit në Komunën e Klinës i akuzuari Nazif Gashi, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, në komunën e Klinës kishte pozitën e inspektorit të ndërtimit sipas kontratës së punës, ku në kudër të detyrave të tij ka pas inspektimin e ndërtimeve qoftë ato me leje apo pa leje, ku brenda një viti në Komunën e Klinës ka mbi 100 ndërtime. I njëjti ka sqaruar se, zakonisht ka dal në terren bashkarisht me kolegët e tjerë inspektor në lëmi të caktuara në ku aty ku kanë hasur në ndërtim e kanë inspektuar ndërtimin si dhe i kanë përcjellur procedurat e tjera.

Gjatë përgjigjeve të tij nga pytjet e parashtruara nga mbrojtësi i tij, av. Salih Mekaj, i akuzuari Nazif ka sqaruar se, gjatë vitit 2020 periudhë e pandemisë Covid-19 ka pas përgjegjësi të tjera jashtë fushës së inspektimit sepse në atë periudhë punonjësit që ishin në moshën 60 vjeç janë liruar nga puna dhe se vetëm 3 inspektor i kanë kryer të gjitha punët që kanë të bëjnë me inspektoratin e komunës së Klinës, pra prioritet ka qenë kontrolli i zbatimit anticovid në raport me inspektimet e ndërtimeve.

Gjithashtu i akuzuari Gashi ka sqaruar se, sa i përket objektit ‘’Viva Fresh’’ nuk ka pas tejkalim, pasi që sipas tij pas matjeve të bëra ka konstatuar që është rrit pllaka me ç’rast ka konstatuar shkelje të kushteve dhe lejes ndërtimore, ka përpiluar një procesverbal dhe i ka ndal punimet, i ka vendosur shiritat zyrtar si dhe ka shqiptuar një gjobë përshkak të shkeljes. Andaj duke u thirr në udhëzimin administrativ 20/13 neni 5 pika 2, palës i ipet mundësia për korrigjim të kushteve ndërtimore, pavarësisht shkeljeve, pala ka ndërprer punimet dhe ka shkuar në Drejtorinë e Urbanizmit, ka bërë kërkesë për ndryshim të kushteve dhe lejes ndërtimore, sepse është konstatuar shkelja që është bërë, pastaj diku pas 6-7 dite pala e ka sjell plotësim ndryshimin e kushteve ndërtimore, gjatë kësaj periudhe pala nuk ka punuar në objekt pasi që ka pas urdhër ndales. Pastaj në bazë të plotësim vendimit për ndryshim që i ja kanë leju urbanizmi për 250m2 sigurisht që i është lejuar me punu. Gjithashtu i akuzuari shton se, ‘’Viva Fresh’’ kishe filluar të ndërtojë edhe një aneks prapa objektit me 100m2 prapë kanë marr gjobë për atë shkelje, i është dhënë mundësia në bazë të Udhëzimit Administrativ për korrigjim për ankes shtesë nëse lejohet apo jo, pas refuzimit të Drejtorisë së Urbanizmit, i është dhënë afati kohor prej 15 ditëve për rrënim të atij ankesi shtesë. Lënda është hapur edhe në prokurori, pasi që pala ka bërë rrënimin e këtij ankesi dhe konstatimin e inspektorit që objekti është rrënuar,  prokuroria e ka mbyll si rast pasi që e ka zbatuar urdhërinë e inspektorit për rrënim. Pra, gjithçka ka qenë në suaza të kushteve dhe lejeve ndërtimore, duke i llogaritur edhe plotësim vendimet që janë lëshuar më pas.

Gjithashtu edhe sa i përket objekti ‘’Elite Residence’’ i akuzuari tha se, është ndërtuar në tërsi ë përputhje me kushte dhe leje të ndërtimit të ndryshuara dhe të plotësuara të ndërtimit, është në harmoni me kushte dhe leje të ndërtimit si dhe për objektin ‘’Guri’’ sipas tij objekti është në harmoni me kushtet dhe lejet ndërtimore, edhe pse ka qenë objekti që më së paku e është inspektuar pëshkak të obligimeve të tjera.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të pandehurit Lorenc Marleku në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe i pandehuri Ali Gashi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës si bashkryerës tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke lëshuar leje ndërtimore për mbindërtim në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.

Ndërsa sipas akuzës i pandehuri Nazif Gashi  në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Klinës, nuk i përmbush detyrat tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me ligjin e ndërtimit, udhëzimin administrativ për mbikqyerje si dhe ligjin për inspektorat.

Që të tre të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

 Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter