|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi për 400 kg kokainë.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli njoftoi se pas konstatimit të prezencës së palëve në procedurë mungon i akuzuari Kadri Brahimi, edhe pse urdhëresa e gjykatës ka shkuar me kohë gjyqtari theksoi se nuk kanë nodnjë informacion se pse nuk është sjellur i akuzuari.

Pasi që i akuzuari është sjellur në gjykatë, kryetari i trupit gjykues, Gjyqtari Musa Konxheli njoftoi se janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarës e cila kishte mbetur duke u dëgjuar në seancën e kaluar.

Në lidhje me ripërtrirjen e kontratës nga furnitori ‘Seara’, në pyetjen e prokurorit special Valdet Gashi se a ishte e njoftuar kompania ‘MC FOOD’, dëshmitarja theksoi se ishin të njoftuar nga kjo kompani, më konkretishtë ishte njoftuar drejtori i importit Faton Vrajolli, përmes email.

Ndërsa, sa i përket përmbajtjes së kësaj kontrate lidhur me specifikat për ndonjë ndryshim të porositur nga Kompania ‘MC FOOD’ , dëshmitarja lidhur me specifikat e kësaj kontrate theksoi se saktësishtë nuk i kujtohet përmbajtja e saj.

Tutje, dëshmitarja shtoi se Drejtori i Importit në këtë rast Faton Vrajolli ishte përgjigjur në këtë email.

Kurse, sa i përket artikujve të caktuar për të cilët ishte kërkuar të reduktohen nga i akuzuari Faton Vrajolli, dëshmitarja theksoi se ishin artikujt ‘chicken nuggets’.

Ndërsa, sa i përket procedurës së arritjes së mallit në kompaninë ‘MC FOOD’, dëshmitarja theksoi se pas arritjes së konitnierit në portin e Durrësit pas konfirmimit nga drejtori i importit, është njoftuar shoferi dhe pastaj është sjellur malli në Kompani.

Tutje, dëshmitarja shtoi se kontinieri në portin e Durrësit kishte qëndruar rreth një javë apo maksimum dhjetë ditë.

Sa i përket cështjes së arritjes së kontinierit në Kompaninë ‘MC FOOD’, dëshmitarja shtoi se kishte arritur me datën 15 maj, ndërsa rreth procedurës së arritjes në Kompani, dëshmitarja shtoi se, kontinieri kishte qëndruar në depo të Kompanisë për tre ditë.

Lidhur me procedurën në Doganë kur malli arrin në ditë të vikendit në pyetjen e prokurorit special Valdet Gashi, dëshmitarja theksoi se terminali doganor punon edhe ditën e shtunë dhe mund të përfundohen të gjitha procedurat e nevojshme.

Ndërsa, lidhur me rastet e caktuara të inspektimit nga shtetet palë të treta në procedurat e arritjes së kontinierëve nga Kompania ‘Seara’, dëshmitarja theksoi se ka pasur raste nga shteti i Spanjës. Në fund, dëshmitarja shtoi se qëndron në tërësi pranë deklarimeve të dhëna në Prokurori.

Në vazhdim të dëshmisë së saj, në pyetjet e avokat Besnik Berisha, mbrojtës i të akuzuarit Izet Sheqiri, dëshmitarja ri-konfirmojë se në ‘MC FOOD’ ka punuar rreth 6 vite, ndërsa rreth asaj se kush ka qenë Drejtor i fabrikës, dëshmitarja shtoi se kishte qenë Izet Sheqiri.

Tutje, lidhur me bashkpunimin me kontraktorin ‘Seara’, dëshmitarja shtoi se ‘MC FOOD’ bashkpunon ende me këtë kontraktor duke shtuar se bashkpunimi vazhdon me procedurën e njejtë dhe produkte të njejta.

Sa i përket pjesës së inspektimit si shpenzim për shkak të sigurisë së mallit që vjen së bashku me kontinier, dëshmitarja theksoi se po kjo është bërë me qëllim të sigurisë së mallit.

Tutje, lidhur me përfshirjen e saj rreth email-eve në departamentin e importit të Kompanisë në pyetjen e avokat Besnik Berisha, lidhur me thirrjet telefonike dhe rrjeteve sociale se dëshmitarja a kishte qenë ndonjëherë e përfshirë, dëshmitarja theksoi se nuk i kujtohet në detaje për këtë cështje.

Në kompaninë ‘MC FOOD’, dëshmitarja kishte theksuar se lidhur me komunikimin dhe kryerjen e detyrave tjera ishin marrë Faton Vrajolli, Izet Sheqiri dhe vetë ajo, të njejtën procedurë e kishin edhe kompanitë e tjera me të cilat Mc Food kishte bashkpunim, shtoi tutje dëshmitarja.

Në rrethanat e krijuara, Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli njoftoi se seanca duhet të ndërpirtet për shkak të përfundimit të orarit të punës së gjykatës dhe shqyrtimi do të vazhdoj në ditën e nesërme me datë 12 prill nga ora 09:30.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur me datë 14 nëntor 2022, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter